Prokuroria e Shkupit sot ngriti aktakuzë në Gjykatën Penale në Shkup për rastin në “Mavrovasja” në të cilin investitori pa leje ka ndërtuar objekt me konstruksion të fortë i cili pastaj ishte rrënuar nga organet kompetente.
“Pas procedurës hetuese të realizuar, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ngriti Aktakuzë kundër një personi për vepër penale – ndërtim të paligjshëm nga neni 244-a paragrafi 1 i Kodit Penal. I akuzuari M.A., gjatë qershorit dhe korrikut të vitit 2020, në rolin e investitorit, ka ndërtuar objekt me sipërfaqe prej 330 m2 në platonë para qendrës tregtare ‘Mavrovasja’, ndërsa nuk ka pasur leje për ndërtim nga organi kompetent”, njoftuan nga PTHP Shkup.
Të akuzuarit paraprakisht i ishin përcaktuar masa të kujdesit- ndalesë për të lëshuar vendbanimin, marrje të përkohshme të dokumenteve të udhëtimit dhe ndalesë për dhënien e të rejave, si dhe paraqitje të kohëpaskohshme te personi zyrtar në Gjykatën Themelore Penale. Prokurori kompetent publik i propozoi Gjykatës që t’i vazhdojë masat e këtilla ndaj të akuzuarit me qëllim që të sigurohet prania e tij gjatë procedurës.