Katër persona, dy nga Manastiri, një nga Velesi dhe një nga Shtipi janë arrestuar sot lidhur me rastin “Dhoma Publike”, informoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski përmes publikimit në profilin e tij në Fejsbuk.
“Punohet në zbulimin se kush e ka krijuar grupin e këtillë dhe cilët ishin anëtarët. Secili që ndodhet në grup do të hetohet dhe ndiqet penalisht “. ka shkruar Spasovski.