Dy persona, njëri nga Manastiri dhe tjetri nga Velesi janë arrestuar lidhur me rastin “Dhoma publike”, kanë konfirmuar nga MPB-ja për MIA-n.
Siç kanë informuar nga MPB-ja, po ndërmerren masa dhe aktivitete edhe ndaj personave tjerë në koordinim me Prokurorinë publike me qëllim zbardhjen e rastit dhe sanksionimin adekuat të kryerësve.
Arrestimin e dy personave përmes rrjetit social Fejsbuk e ka konfirmuar edhe numri një i policisë, Oliver Spasovski.