Le të shëndrit gjithmonë zjarri në kujtim të Holokaustit, të cilin e shënojmë çdo vit më 27 janar, në kujtim, nder dhe lavdi të 7 milionë nënave dhe vajzave hebreje, baballarëve dhe djemve, miqve dhe fqinjëve që i humbën jetët e tyre në kampe fashiste të vdekjes, njoftoi kryeministri Zaev në Fejsbuk me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit – 27 janar.
“Në këtë ditë, dhe në çdo ditë tjetër, të përsërisim “Kurrë mos të harrohet, kurrë të mos përsëritet” dhe dhe t’i mbajmë kujtimet e 7.200 bashkëqytetarëve tanë të cilët nga Shkupi, Manastiri dhe Shtipi, në vagonët e vdekjes u dëbuan në Treblinka”, thekson Zaevi në njoftim.
Kryeministri theksoi më tej se kujtimi i tyre duhet të na përkujtojë gjithmonë se heshtja mund të jetë bashkëpunëtore e të keqes dhe se është detyra jonë në çdo situatë është që ta kundërshtojmë çdo formë të fashizmit, fanatizmit, racizmit, ksenofobisë dhe gjenocidit.