Në mënyrë kategorike i hedhim poshtë të pavërtetat se mbiemri “maqedonas” zëvendësohet me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut dhe se mbiemri “maqedonas” do të shfrytëzohet vetëm në citatet e anëtarëve të Komisionit, theksojnë për MIA-n nga anëtarët tanë në Komisionin e përbashkët multidisiplinar ekspert për çështje historike dhe arsimore.
“Anëtarët e ekipit tanë në Komision do të donin ta informojnë opinionin lidhur me informatat e pasakta dhe jo të plota, të cilat u paraqitën në opinion lidhur me takimin e djeshëm virtual, ku është harmonizuar procesverbali nga takimi i nëntë. Në të vërtetë, në mënyrë kategorike i hedhim poshtë të pavërtetat se mbiemri ‘maqedonas’ zëvendësohet me mbiemrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut dhe se mbiemri ‘maqedonas’ do të përdoret vetëm në citatet e anëtarëve të Komisionit”, njoftojnë nga Komisioni.
Prej aty potencojnë se në takimin e djeshëm është arritur zgjidhje teknike, me të cilën disa probleme të caktuara janë tejkaluar, me ç’rast çdo palë ka mbetur në qëndrimet dhe pozitat e veta në kontekst të çështjeve problematike në përmbajtjen e procesverbaleve.
Një pjesë e mediumeve sot publikuan se mbiemri “maqedonas” do të përdoret vetëm në citatet e procesverbalëve, ndërsa në konkludimet zyrtare të takimeve do të përdoret emri kushtetues i vendit.
Anëtarët tanë nga Komisioni dje për MIA-n theksuan se në takimin e djeshëm ku u diskutua për harmonizimin e përmbajtjes në procesverbalet nga takimi i 9-të dhe 10-të është arritur përparim.
Në vitin 2021 pritet që Komisioni të ketë pesë mbledhje. Mbledhja e fundit, e 11-të e Komisionit të përbashkët u mbajt më 4 dhjetor të vitit të kaluar.