“Makpetrol” SHA Shkup furnizoi dhe dhuroi 1000 tabletë për nxënës, një vlerë prej mbi gjashtë milionë denarë.
“Falënderim i madh për gjestin humanitar. Në interesin më të mirë është të sigurohet vazhdimësi në mësimin për çdo fëmijë në vend në kushte të pandemisë. Për atë qëllim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizoi donacion prej 1.000 tabletëve të cilët i ka siguruar ‘Makpetrol’ SHA, ndërsa janë të dedikuara për nxënës të cilëve pajisjet u janë të nevojshme për ndjekjen e mësimit online. Tabletët janë të dhuruar drejtpërdrejtë në komunat që do t’i shpërndajnë në shkollat. Falënderim i madh për këtë gjest human të kompanisë dhe për përgjegjësinë shoqërore”, thuhet në kumtesën e MASH-it.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, thuhet në kumtesë, së bashku me vetëqeverisjet lokale dhe me kompanitë dhe partnerë të tjerë, vazhdon të punojë me përkushtim në sigurimin dhe përmirësimin e kushteve për mësim me qëllim që çdo fëmije t’i sigurojë qasje të pandërprerë në arsim.