Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska në debatin e mbrëmshëm televiziv në TV Klan tha se për reformat në arsim ekziston mbështetje e fuqishme edhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe se deri më tani, për përpunim të Konceptimin për arsimin fillor, nuk është paguar asnjë denarë nga buxheti.
“Të gjithë mund të kontrollojnë, ne jemi transparent si Ministri, unë si ministre nuk kam asnjë problem me ndarjen e një lloji të tillë të informacionit. Deri më sot, nga buxheti nuk është shpenzuar, veçanërisht për hartimin e këtij Koncepti, asnjë denarë, sepse kemi partnerë ndërkombëtarë të cilët me të vërtetë kujdesen që vendi ynë të ketë sukses. Unë madje mendoj se ata kujdesen më shumë se ne. Ata financojnë grupin e punës”, theksoi Carovska.
Siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, janë paraparë para nga buxheti për përgatitjen e programeve mësimore, por ministrja theksoi se në kontekstin kombëtar, këto janë fonde të vogla.
Ministrja e konfirmoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me ministrin e Financave dhe me kryeministrin. “Ata e kuptojnë se investimi në arsim është investimi në të ardhmen, investimi tek fëmijët është investimi në vend. Dhe këto janë shpenzime që do të na kthehen disa herë në 10-20 vjet, kur ky potencial që ne krijojmë tek fëmijët do të na kthehet disa herë më shumë”, tha Carovska.