Nga Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit informojnë se janë siguruar gjithsej 802 njësi të plazmës konvulsive për trajtim të pacientëve të infektuar me Kovid-19, nga gjithsej 729 dhurues. Me plazmën e gjakut deri më tani janë trajtuar 661 pacientë. Me aktin më të lartë të këtillë të humanitetit, qytetarët të cilët janë shëruar kanë mundësi t’u ndihmojnë atyre të cilët për momentin luftojnë me virusin korona, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
“T’u ndihmojmë personave të cilët luftojnë me virusin korona, të dhurojmë plazmë gjaku konvulsive, u bëjnë apel nga Instituti për Mjekësi të Transfuzionit të gjithë pacientëve të shëruar të cilët kanë pasur Kovid-19. Përmes dhurimit të plazmës rikuperuese, antitrupat e pacientëve të shëruar përdoren në shkatërrimin e sëmundjes te personi tjetër me Kovid-19.
Personi dhurues i plazmës konvulsive duhet të ketë dëshmi laboratorike të dokumentuar se ka qenë i sëmurë me Kovid-19, pas çfarë bëhet test shtesë për konfirmim se nuk ka prezencë të virusit. Instituti i Mjekësi të Transfuzionit është në dispozicion në çdo kohë dhe të gjithë pacientët e shëruar të cilët i plotësojnë kushtet për dhurues, mund të lajmërohen për informacione të hollësishme dhe caktim në Institutin për Mjekësi të Transfuzionit, ta tregojnë humanitetin e tyre dhe të ndihmojnë në shërimin e të sëmurëve të tjerë me Kovid-19, qëndron në kumtesë.