Integrimi i plotë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është një garanci thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm demokratik, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Asnjë vend-anëtar i Unionit nuk guxon të rrezikojë të ardhmen evropiane të popullit tonë duke bërë kërkesa irracionale. Vetëm përmes dialogut dhe respektimit të parimeve dhe vlerave themelore të Bashkimit Evropian, si dhe ligjit ndërkombëtar mund të kapërcehen ndryshimet dhe sfidat bilaterale.
Këtë e deklaroi sot presidenti Stevo Pendarovski sot në takimin me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadorin Dejvid Gir, ku shkëmbyen mendime dhe informacione mbi perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mundësitë rreth fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimi Evropian dhe për rrjedhën e zbatimit të reformave që synojnë plotësimin e standardeve evropiane.
Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet fuqimisht e përkushtuar në politikën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, tha presidenti Pendarovski, duke theksuar se fillimi i negociatave të anëtarësimit do të jetë një shtysë shtesë për të përshpejtuar reformat.
Siç kumtuan nga Kabineti i presidentit, në takim gjithashtu u shkëmbeu mendime edhe rreth masave aktuale dhe për situatën në Bashkimin Evropian në drejtim të përballjes me pandeminë e Kovid-19, me ç’rast presidenti Pendarovski shprehu mirënjohje për solidaritetin, si dhe mbështetjen nga BE-ja për sektorin e shëndetësisë, si dhe për pakon financiare me qëllim të përballjes me pasojat socio-ekonomike nga pandemia”, theksohet në kumtesë.