Edhe përskaj ndikimit të gjendjes momentale me KOVID-19 dhe problemeve që janë paraqitur me eksproprijimin e vendit para disa muajve, nga Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore presin që kryerësi i punëve ta respektojë afatin për mbarimin e punëve ndërtimore të dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë, thonë për Meta.mk nga NP Rrugët Shtetërore.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për realizim të fazës së parë të autostradës Shkup-Bllacë përpara saktë një viti, premtimi ishte se verën e ardhshme do të mbarojnë dy kilometrat e parë të autostradës nga pika kufitare “Bllacë” deri te kryqëzimi i fshatit Bllacë.
“Për momentin po punohet në punë ndërtimore, në gërmimin e materialit, në pajtueshmëri me projektin. Pastaj punohet në gërmimin e humusit, por edhe në dislokimin e infrastrukturës ekzistuese”, informojnë nga NP për Rrugë Shtetërore në lidhje me aktivitetet që zhvillohen në terren.
Në ndërkohë, është mbaruar eksproprijimi i dy kilometrave të parë për ndërtimin e autostradës, me çka është mënjanuar problemi kryesor për punën e kryerësit të punëve. Përndryshe, shuma e ndërtimit të dy kilometrave nga kjo autostradë kushton rreth 12,2 milionë euro pa TVSH. Punët ndërtimore zhvillohen me mjete të siguruara financiare nga buxheti i NP Rrugët Shtetërore.
Kontrata e ndërtimit me kompaninë e ndërtimit “Granit” u nënshkrua në janar të këtij viti, por shpronësimi i tokës përgjatë së cilës kalon traseja nuk ka përfunduar, megjithëse bëhet fjalë për vetëm 68 parcela.
Faza e dytë e autostradës Shkup-Bllacë përfshin ndërtimin e trasesë nga kryqëzimi afër fshatit Bllacë deri në kryqëzimin në unazën e Shkupit. Rruga prej 10.5 kilometrash është hartuar nga konsorciumi “IPf7”, i udhëhequr nga Hill International. E gjithë autostrada nga Shkupi deri në Bllacë është e ndarë në dy faza, gjithsej 12.5 km të gjata dhe ndërtimi i tyre pritet të kushtojë mbi 110 milionë euro.
“Meta.mk“ dhe Portalb.mk kanë shkruar për nevojën e përshpejtimit të procedurës për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, duke pasur parasysh faktin se Kosova tashmë ka përfunduar pjesën e saj të punës, ndërsa kilometrat e mbetura nga pika kufitare “Bllacë” deri në Shkup aktualisht zhvillohen vetëm në një korsi për secilin drejtim. Rruga është plot gropa dhe nuk është e rrafsh, megjithëse në të ka frekuencë të zmadhuar të automjeteve.
Kosova është partneri ynë tregtar në të cilin ne eksportojmë më shumë sesa importojmë mallra në vit, ndërsa shumë banorë të këtij vendi shpesh vijnë për të blerje dhe për shërbime të tjera dhe lënë mjete të konsiderueshme financiare në vendin tonë. Përveç përfitimit ekonomik, autostrada përmes Kosovës aktualisht është lidhja më e shpejtë rrugore me portet e Tivarit dhe Durrësit për kryeqytetin e Maqedonisë dhe pjesët veriore të vendit.
burim: Portalb