Ministria e Punëve të Jashtme e dënoi djegien e flamurit bullgar në karnevalin në Vevçan duke e vlerësuar si të dëmshëm për reputacionin e shtetit.
“Tradita shekullore nuk guxon të rrezikohet përmes aktiviteteve me të cilat nënçmohen ose ofendohen popujt, shtetet, veçanërisht fqinjët tanë. E dënojmë djegien e flamurit të Republikës së Bullgarisë në Karnevalin në Vevçan, akt i cili jo vetëm që e dëmtom reputacionin e Karnevalit por edhe i shkakton dëm reputacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, citohet në fejsbuk-profilin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva, sërish, në profilin e saj në Fejsbuk publikoi se ambasadori i tyre në vend Angel Angelov ka dërguar shënim të mprehtë verbal deri te MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut pas informatave se është djegur flamuri bullgar në karnevalin e Vevçanit.
“Me rastin e informatave për flamurin e djegur bullgar në fshatin Vevçani në Republikën e Maqedonisë së Veriut i poosita ambasadorit bullgar në Shkup ta shprehë para Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mospajtimin tonë të fuqishëm me këtë akt vandal. Ambasadori Angelov tashmë dërgoi demarsh të mprehtë verbal në Ministrinë e Punëve të Jashtme të RMV-së”, shkruajti Zaharieva në Fejsbuk.