Demokratët në Kongresin e SHBA-së kanë filluar procedurë për revokimin e Presidentit, Donald Tramp. Votimi është planifikuar për sonte vonë në mbrëmje, pasi Zëvendëskryetari, Majk Pens mbrëmë refuzoi ta përdorë amendamentin e 25-të me të cilin Trampit i merren kompetencat.
Impiçmenti i Trampit, i dyti me radhë në mandatin e tij të parë dhe me shumë gjasa të vetëm, është reagim nga Demokratët në Kongresin amerikan për fjalimin spontan të presidentit gjatë demonstratave të së mërkurës së kaluar. Ai më pas u bëri thirrje mbështetësve të “luftonin më fortë” kundër “njerëzve të këqij”, duke i ftuar të marshojnë në Kapitoll Hill në Uashington për ta ndaluar procedurën që atëherë udhëhiqej në Kongres për konfirmim të fitores së Xho Bajdenit në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Sipas pritjeve, Dhoma përfaqësuese pritet të votojë, pasi demokratët janë në shumicë, megjithëse një të vogël, plus për impiçmentin mund të votojnë edhe rreth pesë republikanë. Sipas disa raporteve, më i shquari prej tyre, senatori Miç Mekonel, gjoja e ka pranuar idenë për impiçment të Trampit, në mënyrë që Partia Republikane ta pastronte “trampizmin” midis radhëve të saj dhe të distancohet nga Trampi, president republikan që ra në disfavor midis pjesëve të mëdha të jetës publike, kulturore dhe të biznesit të SHBA-së, pas skenave të tmerrshme javën e kaluar nga sulmi në Kongres, të cilin shumë e kanë përshkruar si një grusht shteti të dështuar të armatosur.
Dhoma përfaqësuese dje i bëri thirrje Pensit ta miratojë amendamentin e 25-të, i cili kërkon heqjen e kompetencave të presidentit, ndër të tjera, për shkak të paaftësive mendore ose fizike, por nënkryetari mbrëmë e hodhi poshtë idenë.
Me këtë, ngjarjet në Uashington, zhytur në një nga krizat më të thella politike në historinë e fundit, shkojnë në një drejtim të paparashikueshëm.
Koha është e paqartë, duke e pasur parasysh që nga mandati i Trampit kanë mbetur edhe shtatë ditë. Rastet e mëparshme me revokimin e presidentit zgjatën shumë më gjatë – për Trampin në vitin 2019-2020 zgjati 6 javë e katër ditë, për Bill Klintonin në vitin 1998-99 zgjati pothuajse tetë javë.
Nëse gjykimi në Senat konfirmohet, Tramp do të bllokohet të marrë pjesë në jetën politike të SHBA-së. Pyetja është nëse shumë republikanë në Kongres dhe baza e elektoratit të tij e duan këtë.
Ndërkohë, Rajan Mekarti, ministër i Mbrojtjes, e realizon urdhrin e presidentit për vendosjen e Gardës Kombëtare, si një garanci shtesë për siguri në kryeqytetin e SHBA-së gjatë inaugurimit të Bajdenit.