VMRO-DPMNE kërkon që menjëherë nga debati në Kuvend të tërhiqet propozim-ligji për regjistrim dhe shumica qeveritare të organizojë debat brendapartiak dhe brendashtetëror me të gjithë faktorët shoqërorë me qëllim që të gjendet zgjidhje koncensuale se si të zbatohet ky operacion statistikor.
Nëse nuk ndodh kjo, siç deklaroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, partia do të parashtrojë iniciativë në Ministrinë e Drejtësisë për grumbullimin e nënshkrimeve për propozim-ligjin, me të cilin do të anulohet ligji i regjistrimit.
Në konferencë për media në selinë e partisë, Mickoski tha se shumica qeverisëse planifikon që këtë ligj ta miratojë “në mënyrë të dhunshme” dhe se “po keqpërdoret flamuri evropian”.
“Nëse edhe krahas kësaj, shumica qeverisëse vendosë ta injorojë edhe këtë propozim-ligj dhe vullnetin e qytetarëve, atëherë VMRO-DPMNE qartë thotë se rezultatet nga ky regjistrim nuk ka për qëllim t’i pranojë dhe udhëheqësit e ardhshëm të institucioneve të cilët do të zgjedhën si propozim i VMRO-DPMNE-së nuk kanë për qëllim t’i respektojnë rezultatet. Për këtë bëjmë thirrje për arsye, shtetësi dhe koncensus që të përmbahen para gjithçkaje te shumica në pushtet”, tha Mickoski.
Ai shtoi se vendit I nevojitet regjistrim i cili do t’i përgjigjet dilemave statistikore, e jo regjistrim I cili do të jetë politik. Mickoski tha se ka shumë argumente të cilat deputetët e opozitës do t’i shfaqin gjatë debatit në kuvend.
Sipas tij, është e paqartë se me terminalet për leximin e gjurmëve të gishtit në mënyrë plotësuese do të shpenzohen para, sepse sipas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor është paraparë që në zgjedhjet e ardhshme lokale qytetarët të drejtën e tyre të votës ta shprehin me shfrytëzimin e terminaleve të tilla.
“Ato terminale të njëjta mund të shfrytëzohen edhe për këtë operacion statistikor”, tha Mickoski.
Ai theksoi se vende shumë më të zhvilluara e kanë shtyrë regjistrimin e planifikuar, duke theksuar mes tjerash si shembull Gjermaninë, Irlandën, Rumaninë, Serbinë dhe Bullgarinë.