Sipas të dhënave të raportit javor të Institutit për Shëndet Publik për periudhën prej datës 4 deri më 10 janar, gjithsej 13.022 materiale janë testuar në laboratorit në të cilat zbatohet testimi molekular dhe testimi i antigjenit për prezencën e SARS-CoV-2, që është një rritje prej 20,8 për qind në krahasim me javën e kaluar, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Janë regjistruar 2.471 raste të reja pozitive nga 24 qytete në shtet, që është një rritje prej 6,1 për qind në krahasim me javën e kaluar. Numri më i madh i rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n=1.140; 46,1 për qind), ndërsa incidenca më e lartë javore prej 307,6/100.000 është regjistruar në Berovë. Përqindja e rasteve pozitive e të testuarve në periudhën e përmendur është 19 për qind.
Janë regjistruar persona të sëmurë në të gjitha grupmoshat. Më e përfaqësuar është grupmosha mbi 60 60 (n=622, 25,2 për qind). Numër i madh i të sëmurëve janë regjistruar edhe te personat e grupmoshës prej 40 deri 49 vjeç (n=470; 19 për qind), prej 50 deri 59 (n=455; 18,4 për qind), prej 30 deri 39 (n=455; 18,4 për qind) dhe prej 20 deri 29 vjeç (n=330; 13,4 për qind). Numër më i vogël është regjistruar te fëmijët të moshës deri nëntë vjet (n=39; 1,6 për qind) dhe prej 10 deri 19 vjeç (n=100; 4 për qind).
Pas marrjes dy testeve negativë për praninë e SARS-CoV-2 apo me përdorim të algoritmit të ri, si të shëruar janë 4.460 persona të cilët kanë qenë të shtruar në spital apo në trajtim shtëpie, që është 14,8 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar.
Në periudhën e raportimit, janë raportuar 74 raste të vdekjeve nga 24 qytete, me ulje prej 20,4 për qind në krahasim me javën e kaluar. Sa i përket moshës, 64 persona kanë qenë të moshës prej 50 deri 59 vjeç dhe tre persona të moshës prej 40 deri 49 vjeç.
Raporti i hollësishëm i Institutit për Shëndet Publik për gjendjen me Kovid-19 për periudhën nga 4 janari e deri më 10 janar, si dhe gjendja kumulative publikohet në faqen e internetit të Institutit për Shëndet Publik: http://iph.mk/.