Kthimi i besimit publik në gjyësinë është prioritet numër një dhe këtu duhet të angazhohen të gjitha palët e interesuara. Sistemi gjyqësor funksional është proces fundamental për çdo vend i cili dëshiron prosperitet, përparim, ndërsa qeverisja e së drejtës dhe funksionimi i gjyqësisë duhet të jetë në bazën e asaj politike.
Këtë sot e deklaroi euroambasadori Dejvid Gir në prezantimin onlajn të projektit “Mbështetje e procesit për reforma në gjyqësi”, që e prezantuan së bashku me ministrin e drejtësisë Bojan Mariçiq.
Gir potencoi se duke treguar vullnet të fuqishëm politik dhe përpjekje gjatë ballafaqimit të mangësive në sistemin gjyqësor, janë të rëndësishme për përparimin në procesin e inkuadrimit në Bashkimin Evropian.
“Në raportin e tetorit të vitit të kaluar, Komisioni Evropian e njohu përparimin e dytë në përforcimin e qeverisjes të së drejtës dhe zbatimin e strategjisë për reforma në gjyqësi, duke e përfshirë edhe emërimin e bazuar në merita. Këtu është edhe ligji për Prokurorinë publike që hyri në fuqi qershorin e kaluar, ndërsa i cili siguron zgjidhje të qëndrueshme të rasteve dhe llogaridhënie të veprave penale që dalin nga përgjimi joligjor”, tha Gir.
Ai nënvizoi se ligji duhet të sigurojë gjyqësi të pavarur rrezistent ndaj presioneve të jashtme, megjithatë siç potencoi, gjithashtu, do të kontribuojë për implementim konzistent të parimeve të transparencës, përmes të cilave gjyqësia duhet të lirohet nga rreziqet dhe perceptimi për ndikime politike.
Projekti, potencoi Gir, mbështet planifikim strategjik në gjyqësi, si dhe përgatitje të strategjisë për resurse njerëzore, gjyqësinë dhe Prokurorinë publike.
Në pyetjen e gazetarëve se cili është qëndrimi i BE-së për spastrimin e gjyqësisë dhe a nevojitet proces i tillë që të përmirësohen disa gjendje, si në gjyqësi, ashtu edhe në prokurori, Gir theksoi se kjo reformë së pari është në interes të qytetarëve.
“Reforma e gjyqësisë është në bazën e interesit të qytetarëve, sepse barazia para ligjit, besimi në institucionet gjithashtu do të kontribuojë edhe për investimet në vend, sepse çdo investitor dëshiron të ketë klimë e cila është e besueshme dhe e parashikueshme do të thotë e rëndësishme është për të gjitha aspektet, ekonomike dhe sociale”, potencoi Gir.
Në lidhje me gjendjen pronësore dhe punën e gjykatësve dhe prokurorëve publik, Gir theksoi se Këshilli Gjyqësor, Këshilli i Prokurorëve Publik Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, duhet të vazhdojnë ta kryejnë mandatin e tyre që të sigurojnë përfshirje të mirë në të gjitha elementet dhe kjo do të thotë sigurim i qeverisjes efektive të së drejtës, marrja e besimit publik.