Nëse dikush nuk ka vullnet të punojë dhe t’i zgjidhë problemet të cilat i janë dhënë nën ingerencë nga qytetarët në zgjedhje të drejtpërdrejta atëherë do t’i ndërmarrim të gjitha hapat me qëllim që statusi i rajonit të Ohrit në UNESKO të mos rrezikohet, tha sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për projekt-raportin e UNESKO-s për gjendjen me trashëgiminë e mbrojtur kulturoro-natyrore të rajonit të Ohrit dhe rekomandimi të shënohet në Listën e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në rrezik.
Ai paralajmëroi se informacioni me rekomandimet do të shqyrtohet këtyre ditëve në seancën e Qeverisë dhe në koordinim të ministrive resorë dhe vetëqeverisjeve lokale.“Pajtohet se nuk duhet të lejojmë të vijë momenti i fundit, raporti është dërguar, tani jemi duke e shqyrtuar, jemi në komunikim edhe Ministria e Kulturës do të jetë në komunikim me UNESKO-n. DO të veprojmë për rekomandimet ndërsa çfarë do të thotë të veprojmë do të shihni periudhën e ardhshme”, tha Boçvarski.
Ai e përsëriti se Ministria nuk ka mundësi të hyjë në ingerencat e komunave në veprimin me ndërtimet e paligjshme, por theksoi se duke e pasur parasysh rëndësinë e çështjes do të shqyrtohen të gjitha opsionet.
Qeveria, theksoi, mbetet e fokusuar dhe e përkushtuar në mbrojtjen e rajonit të Ohrit dhe do t’i ndërmarrë të gjithë hapat dhe masat e nevojshme në drejtim të mbrojtjes së bregdetit të Ohrit.
Ai informoi se shteti i ka ridedikuar paratë për ndërtimin e autostradës Strugë – Trebenisht dhe për rrugën ekspresë Ohër – Peshtan, me qëllim, siç tha, të mos vijmë në situatë ta rrezikojmë statusin e Ohrit në UNESKO. Lidhur me hekurudhën, Kërçovë – Lin aksi i parë është miratuar tërësisht dhe nuk ka kurrfarë vërejtjesh nga UNESKO, ndërsa për aksin e dytë premtoi se do të punohet në vërejtjet që të zhvendoset traseja me qëllim që nga Radozhda në Strugë të mos bëjmë ndonjë problem në ndërtimin e hekurudhës.