Gjatë 24 orëve të kaluara në qendrat e kovidit nëpër spitalet e vendit është regjistruar se po mjekohen gjithsej 403 pacientë pozitivë ose të dyshimtë me virus korona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë (MSH).
Të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më shumë.
Sipas raporteve të spitaleve të cilat arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 27 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 36 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 16 pacientë, në Veles shërohen 27 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 62 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19. Në qendrën Kovid në Ohër 45 pacientë janë të hospitalizuar, në Prilep 53, në qendrën kovid në Gostivar 15, ndërsa në Strugë 28 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 32 pacientë, në Koçan 11, në Kërçovë 15, Kavadar 20, në Gjevgjeli nëntë, ndërsa në Dibër gjashtë pozitivë dhe të dyshimtë për koronavirusin. Ta keni parasysh se shifrat ndryshohen nga ora në orë, sipas pranimeve dhe çregjistrimeve të bëra të pacientëve.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me virus korona të cilët po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet përgjatë vendit është 736 dhe ka rreth 606 shtretër të lirë në qendrat e Kovidit. Gjatë ditës po bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar me çka do të lirohen shtretër shtesë.