Në seancën e sotme të 31-të, Kuvendi miratoi vendimin për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve me 95 vota “pro”, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, në përputhje me projektvendimin e miratuar sot më herët nga Komisioni kuvendor për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve.
Kryetar i KSHZ-së u zgjodh Aleksandar Dashtevski, i mbështetur nga VMRO-DPMNE. Dashtevski është ish anëtar i KSHZ-së (2012 – 2016), dhe zëvendëson Oliver Derkovskin. Funksioni i tij i fundit ishte kryetar i Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi.
Ditmire Shehu nga BDI është zgjedhur nënkryetare e KSHZ-së, e cila edhe aktualisht është në atë funksion. Anëtarë janë zgjedhur Boris Kondarko dhe Radica Risteska, anëtarë aktualë të KSHZ-së, si dhe Oliver Ristovski, ish zëvendësministër i Drejtësisë, të tre të mbështetur nga LSDM-ja. Anëtarë i dytë me mbështetjen e VMRO-DPMN-së është zgjedhur Boban Stojanoski, jurist në Kuvend, dhe Krenar Loga, jurist nga Struga, u zgjodh me propozimin e Aleancës për Shqiptarët, e cila është në koalicion me Alternativën.
Para zgjedhjes së përbërjes së re- vjetër të KSHZ-së, e cila u votua unanimisht në seancën plenare dhe me një shumicë prej dy të tretave, vetëm deputeti Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa u paraqit për debat. Në fjalimin e tij, ai theksoi se sipas rezultateve të zgjedhjeve në vitin 2020, nuk ka asgjë kontestuese dhe ata tashmë kanë nënshkruar propozimin e përbërjes së KSHZ-së me ç’rast u zotuan për ndryshimin e modelit për zgjedhjen e përbërjes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në përputhje me rekomandimet e OSBE-së për profesionalizimin e tij.
“Ky komision do të zgjidhet në përputhje me ligjin ekzistues, por mund të jetë e nevojshme të votohet për model të ri që do të jetë i qëndrueshëm dhe nuk do të ketë presion sipas konstelacioneve aktuale … Do të ishte mirë që i gjithë Kuvendi dhe Qeveria të mendojnë për reformimin e kësaj çështje për zgjedhjeje për një ligj të qëndrueshëm i cili do t’i ketë përgjigjet në të gjitha kombinimet e mundshme bazuar në rezultatin e zgjedhjeve ose çfarë do të ndodhë nëse një parti tjetër ndërkohë bëhet pjesë e qeverisë. Pas çdo procesi zgjedhor, partitë që humbin zgjedhjet thonë se kishte parregullsi sepse ato nuk kishin anëtar në KSHZ dhe kërkohet nga një alibi të mos pranojë votimin. Unë do të doja që ideja e OSBE-së të zbatohej në të ardhmen, KSHZ-ja të ketë anëtarë profesionistë, të jenë jopartiake dhe të jetë organ që nuk mund të sfidohet nga askush”, tha Rexhepi.
Ai vlerësoi disa nga anëtarët e propozuar janë kontestues, por tha se ata do ta mbështesnin këtë propozim edhe pse nuk kanë anëtar të tyre në KSHZ. Ai gjithashtu bëri thirrje për një debat mbi këtë çështje gjatë debatit mbi reformat e kodit zgjedhor.
Mandati i përbërjes aktuale të KSHZ-së përfundon më datën 15-të të këtij muaji.