Bullgaria bën përpjekje ta ndryshojë taktikën ndaj Shkupit, prejse vendi në dhjetor e bllokoi rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, ndërsa dje ministrja bullgare e punëve të jashtme ia ka prezantuar të dërguarit special të vendit për Bullgarinë Vllado Buçkovskit planin aksionar për bashkëpunim në implementimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, shkruan “Euraktiv” i Brukselit.
Dokumenti bullgar, i cili ka të bëjë me të gjitha ministritë sektoriale, do të shqyrtohet nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut. Siç deklaroi Buçkovski për MIA-n në periudhën që vijon grupi ynë i punës do t’i shqyrtojë komentet, të cilat arritën nga Bullgaria në propozimin tonë të Planit aksionar dhe do të ndërtohet pozitë e qartë.
Nga ana bullgare, shton “Euraktiv”, do të shqyrtohen propozimet në Planin tonë aksionar, ndërsa pastaj dy qeveritë duhet të japin leje dhe kjo mund të ndodh në mbledhjen e ardhshme të Komisionit të përbashkët ndërqeveritar.
Burime diplomatike për “Euraktiv” thonë se Sofja ka propozime të lidhura me hekurudhat dhe investimet e kompanive bullgare në Maqedoninë e Veriut. Në plan, sipas burimeve të njëjta, ka edhe propozime për hapje të filialeve të universiteteve bullgare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë përfshirë edhe librat e historisë.