Portugalia do të përpiqet t’i organizojë konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit, deklaroi ministri portugez i Punëve të Jashtme, Augusto Santosh Silva, vendi i të cilit mori presidencën e radhës me BE-në më 1 janar.
Pas “dushit të ftohtë” nga Bullgaria, Portugalia doli me qëndrime optimiste mbi perspektivën evropiane të vendit. Ministri i Jashtëm portugez Augusto Santos Silva theksoi se hapja e bisedimeve inkuadruese me Shkupin dhe Tiranën është midis prioriteteve të presidencës portugeze.
Ai theksoi se BE deri më tani i ka dërguar shumë kërkesa Maqedonisë së Veriut. Vendi duhej të kryente një numër reformash shumë të rëndësishme, madje ta ndryshonte edhe emrin e tij.
“Ata e kryen punën e tyre. Tani është koha që ne ta kryejmë tonën”, theksoi Santosh Silva.
Ai paralajmëroi se presidenca portugeze përmes bisedimeve me të dy palët do të kërkojë të tejkalohen keqkuptimet midis Sofjes dhe Shkupit.
“Tani kemi situatë të re – pyetjet e bëra nga Bullgaria. Qëllimi im është të flas intensivisht me qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Sepse është shumë e rëndësishme t’i dëgjosh me kujdes argumentet e palës tjetër. Kur kjo të bëhet, mund të kuptohet lehtësisht se ekziston një bazë e përbashkët mbi të cilën mund të punohet”, përfundoi ministri portugez i Punëve të Jashtme.
Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov, në një intervistë për MIA-n, tha se edhe pse Portugalia nuk është gjeografikisht afër nesh, ajo do të jetë e interesuar të vazhdojë përpjekjet e Gjermanisë.
“Ne e bëjmë atë rregullisht. Gjithmonë kur kemi kryesues ku nuk kemi Ambasadë, kemi diplomat i cili shërben si ndërlidhës me vendin anëtar që kryeson. Mendoj se Portugalia do të jetë e interesuar t’i vazhdojë përpjekjet e Gjermanisë, Berlini njofton se mbetet i përkushtuar për këtë çështje, mendoj se Bashkimi Evropian nuk mund t’ia lejojë vetes luksin dhe ky vit 2021, të kalojë ashtu siç kaloi viti 2020, me dështim të zgjerimit, që mendoj se gabimisht e quajmë zgjerim, ky është në fakt kompletim. Kur rajoni do të hyjë në Bashkimin Evropian, harta e BE nuk do të jetë më e madhe, do të mbetet e njëjtë. Dhe në këtë kuptim mendoj se fjala kompletim është më e përshtatshme”, tha Dimitrov.
Portugalia nuk është gjeografikisht afër nesh, është e qartë se kjo perspektivë në njëfarë mënyre ndikon në prioritetet e Portugalisë, etj … Në postin tim të mëparshëm kam pasur disa takime me MPJ-në portugeze, Portugalia ka përdorur në të vërtetë procesin e aderimit në BE pikërisht me të njëjtin motivim si neve na tërheqë për të hyrë në atë proces, ka forcuar demokracinë e saj, ka siguruar rritje ekonomike, ka rregulluar vendin e saj dhe në këtë kuptim mendoj se do të ketë një mirëkuptim edhe për punët tona. Sllovenia është një situatë krejtësisht ndryshe, në njëfarë mënyre kufizohet me rajonin tonë, ishim në një shtet të përbashkët dhe kemi një histori të përbashkët me Slloveninë. Neve na takon të vazhdojmë të punojmë, kemi pozicione të parimeve të pastra evropiane, të qarta si kristali dhe mendoj se është shumë e rëndësishme t’i kthehemi shtëpisë, oborrit tonë.
Kjo betejë nuk është vetëm betejë për identitetin maqedonas, por është gjithashtu betejë për identitetin evropian. Nëse Bashkimi Evropian është bashkësi vlerash, ndër të cilat kyçe është pasuria e diversitetit, kulturor dhe gjuhësor, të popujve të Evropës, atëherë kjo betejë është një betejë e vetë Bashkimit Evropian.
“Jam i bindur se këto tri qëllime, që janë plotësisht të përshtatshme së bashku, duhet t’i arrijmë njëkohësisht. Të fillojmë bisedime aderuese, të ruajmë dhe promovojmë identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase dhe të ndërtojmë marrëdhënie miqësore me fqinjin tonë, me Bullgarinë fqinje”, i përpiktë Dimitrov.
Procesi i aderimit është vegël për evropianizimin. Mirëpo, neve askush nuk po na i lidh duart për të punuar në evropianizimin nëse nuk kemi më qasje në procesin e aderimit. Dhe mendoj se sa më shumë që të punojmë në shtëpi, aq më i fortë do të jetë pozicioni ynë edhe në aspektin e fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian.
“Kishim një vit të vështirë, jam shumë i bindur se do të kemi një vit më të lumtur dhe shumë më të mirë 2021. Është e vërtetë, në mars patëm sukses të madh, në një farë mënyre mbeti i fshehur sepse atëherë ishte fillimi i hallit me virusin korona, fillimi i pandemisë dhe nuk kishim as rast e as mundësi që të gëzohemi, NATO ishte qëllimi 25 vjet, një çerek shekulli, pra përforcim të sigurisë, parashikueshmërisë, jemi këtu për të qëndruar brenda këtyre kufijve dhe kemi marrë një dritë jeshile të pakushtëzuar për të filluar bisedimet. Për fat të keq, kjo nuk u realizua, patëm mbështetje të madhe nga Berlini, kancelarja Merkel në mes të Brukselit paralajmëroi nga Parlamenti Evropian se prioriteti i parë në politikën e jashtme të presidencës gjermane është fillimi i bisedimeve aderuese me Maqedoninë e Veriut”, theksoi Dimitrov.
Fatkeqësisht, Bashkimi Evropian për këtë çështje funksionon në atë mënyrë që nëse nuk ka konsensus të mjaftueshëm, mjafton që një vend të parandalojë miratimin e një vendimi. Mirëpo, është e rëndësishme se çfarë mendojnë të tjerët. Ne u përpoqëm dhe mendoj se arritëm të durojmë edhe pse nuk ishte e lehtë, kishte shumë tundime, të kemi një politikë të pjekur, të flasim me gjuhën evropiane, gjuhën e vlerave dhe parimeve, dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që pozicioni ynë ishte kuptuar, pranuar dhe mbështetur nga të gjitha shtetet tjera anëtare.
Për zëvendëskryeministrin Dimitrov, moszbatimi i vendimit të vetë BE-së dërgoi një sinjal negativ për të gjithë rajonin.
“Rruga jonë është shumë e vështirë. Shumë e ngushtë dhe shumë e pjerrët, procesi është në krizë, zgjerimi është në krizë, dhe mendoj se dështimi i Bashkimit Evropian në zbatimin e vendimit personal dërgoi sinjal negativ për një rajon që është i rrethuar gjeografikisht nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Dhe në këtë kuptim, edhe besueshmëria dhe e ardhmja evropiane, perspektiva që përsëritet aq shpesh në dokumente të panumërta, “Ballkani ka të ardhme evropiane”, “Ballkani ka perspektivë evropiane”, fjalë të tilla nuk janë më të mjaftueshme, në mënyrë që popujt e Ballkanit të besojnë vërtet në seriozitetin e Evropës dhe atë që thotë Evropa, konkludon Dimitrov në intervistën për MIA-n.