Nga Tuiteri janë kërcënuar se tërësisht do ta ndalojnë profilin e presidentit amerikan, Donald Tramp për shkak te mosrespektimit të rregullave të atij rrjeti social.
Nga profili i tij mbrëmë janë fshirë tre tuite ku ai përmend mashtrime zgjedhore në SHBA.
Ky është aksion më i fuqishëm i Tuiterit kundër llogarisë së presidentit amerikan deri tani.
Një numër i madh i grupeve në Fejsbuk dhe Tuiter kanë ftuar që t’i fshihen profilet Trampit.
Tuiteri ka fshirë edhe video porosinë ku ai u bën thirrje demonstrantëve të largohen në shtëpi deri sa i inkurajon dhe përsëri tregon për mashtrime zgjedhore në zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor. Fejsbuku dhe Tuiteri ia kanë fshirë videon.