Policia e Uashingtonit njoftoi se katër persona e kanë humbur jetën gjatë hyrjes së djeshme të mbështetësve të Donald Trampit në Kongres.
Deri më tani, 53 persona janë arrestuar, 47 prej tyre për shkelje të orës policore, i cili u vendos dje në Uashington dhe zgjat nga ora 18 deri në orën 6.
Presidenti amerikan Majk Pens në Tuiter e ka dënuar dhunën.
“E dënoj ashpër dhunën e ndodhur dhe na vjen keq për jetët e humbura, si dhe lëndimet e atyre që mbrojtën Kapitolin. Protesta paqësore është e drejta e çdo amerikani, por ne nuk do ta tolerojmë këtë sulm në Kapitol. Ata që morën pjesë do të sanksionohen ashpër në përputhje me ligjin”, tha Pens.
Protesta të vogla nga mbështetësit e Trampit u zhvilluan mbrëmë në një numër qytetesh të SHBA-së, duke përfshirë Salem, Oregon, Atalantën dhe Denverin.