Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot paralajmëroi punësime të specializantëve privatë gjatë pjesëmarrjes në emisionin e mëngjesit në RTVM për të cilët tha se janë siguruar edhe mjete financiare.
“Patëm takime të shumta me specializantë privatë, bëmë premtim. Janë siguruar mjete për afro 250 specializantë që do të punësohen në institucionet shëndetësore publike, në mënyrë që ata të mund të shohin të ardhmen këtu në vendin tonë”, tha Filipçe.