Punëtorët të cilët punojnë për festa duhet të marrin mëditje më të madhe për 250 për qind sesa gjatë një dite të zakonshme pune i përkujtoi sot LSM pronarët e kompanive të cilat punojnë për Buzmin dhe Krishtlindjen, ndërsa të cilat në pajtim me Ligjin për festat në RMV dita e sotme është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks dhe dita e nesërme është ditë jopune për të gjithë qytetarët.
“Në pajtim me nenin 24, paragrafi 2 nga Marrëveshje kolektive e përgjithshme për sektorin privat “Për punë në ditë festash dhe ditë jopune të caktuara me ligj punëtori ka të drejtë për kompensim të pagës që i takon kur në ato ditë nuk punon dhe paga për orët e kaluara në punë është rritur për 50 për qind, gjegjësisht një mëditje si për punëtorin i cili nuk punon dhe një mëditje që punëtori punon sot e cila duhet të jetë e rritur për 50 për qind ose gjithsej 250 për qind për punëtorin i cili punon në festë shtetërore”, theksojnë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut.
Nga Sindikata porosisin se punëtorët duhet të informohen dhe të mos i manipulojnë shefat e tyre dhe bëjnë apel që të gjitha keqpërdorimet të denoncohen në LSM që të mund t’i paralajmërojnë.