Vaksinimi kundër KOVID19 në Maqedoninë e Veriut do të fillojë edhe më herët seç pritej. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar dozën e parë që do të arrijë në muajin Shkurt, ndërsa gjatë periudhës në vijim do të mësohet edhe kalendari për gjithë sasinë e vaksinave Pfizer.
“Lajm i shkëlqyeshëm për fillimin e vitit. Doza e parë e 5850 vaksinave kundër COVID-19 nga prodhuesi Pfizer është në dispozicion në shkurt dhe në negociata të drejtpërdrejta ne siguruam 800,000 doza për të gjithë në vitin 2021. Dërgesa me sasi më të madhe të vaksinave do të vijë në mars dhe prill dhe dinamilën për gjithë vitin 2021 do ta përcaktojmë në mënyrë plotësuese”, ka shkruar Filipçe.