Bisedimet me fqinjin bullgar do të vazhdojnë pas festave. Kështu bëri të ditur kryeministri Zoran Zaev. Në një intervistë për MIA-në, ai tha se pret që i dërguari special i qeverisë së RMV-së Vllado Buçkovski, ministri i jashtëm Bujar Osmani dhe ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zakharieva të vazhdojnë komunikimin për të gjetur një zgjidhje. Kryeministri Zaev thekson se komunikimi me Sofjen zyrtare vazhdon në drejtim të gjetjes së zgjidhjes dhe shton se as çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për proceset evropiane, as zgjedhjet në Bullgari nuk duhet të jenë pengesë për zgjidhjen e dallimeve bilaterale.
“Në momente të tilla, në sfidë, duhet të tregojmë vlera evropiane. Dialog, në vend të konfliktit. Qetësi dhe gatishmëri për bashkëpunim, në vend të nacionalizmit dhe izolime të reja. Sukses i përbashkët në vend të mossuksesit të ndarë. Edhe ne edhe pala bullgare kemi obligim për qytetarët e Maqedonisë dhe Bullgarisë të sigurojmë të ardhme evropiane, por me respektimin e vlerave evropiane”, ka deklaruar kryeministri Zaev.