CIVILi ua uron Vitin e Ri 2021 të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në botë.
Kaloi edhe një vit i rëndë me pasoja të rënda dhe tragjike nga KOVID- 19 pandemia. Të drejtat dhe liritë e njeriut ishin të kufizuara anembanë botës, për shkak të karantinës dhe masave shëndetësore për mbrojtje nga virusi. Lëvizja dhe grupimi fizik i njerëzve ishin të kufizuara, me qëllim të mbrohet shëndeti publik.
Nuk munguan as tragjeditë që i sjellin luftat, konfliktet e armatosura dhe terrorizmi.
Në kushte të tmerrshme pandemie, miliona njerëz kërkuan shpresë në ikje nga vendet e luftës ode nga varfëria ekstreme.
Dezinformatat dhe kërcënimet hibride sollën vendosën botën në një situatë vështirë, duke u përpjekur të thellojnë krizën, të ndajnë njerëzit dhe të fusin frikë dhe mosbesim.
Por, kaloi një vit i shpresës dhe luftës së Njeriut . Ky ishte gjithashtu një vit solidariteti dhe sakrifice.
Në ballë të luftës kundër KOVID-19 ishin mjekët dhe të gjithë profesionistët shëndetësorë të cilët luftuan tërë kohën për të shpëtuar jetë, duke rrezikuar jetën e tyre.
Heroizmi u tregua gjithashtu nga të gjithë ata që ndihmuan në luftë – organizatat e shoqërisë civile, media, policia, ushtria dhe heroina dhe heronj të tjerë të panumërt.
Bota ka ndryshuar dhe ka treguar se mund të jetë një vend më i mirë për të jetuar. Inovacionet dhe teknologjitë e reja po zhvillohen dita ditës dhe po ua lehtësojnë jetën njerëzve .Për më pak se një vit, vaksinat kundër KOVID-19 janë zhvilluar dhe vaksinimi i popullatës botërore tashmë ka filluar.
Bota nuk ka qenë kurrë më e lidhur sesa sot. Përkundër të gjitha sfidave dhe gabimeve, Njeriu ka arritur sukses gjigant në të kaluarën 2020.
Viti i Ri 2021 sjell shumë shpresa të reja dhe shumë beteja të reja për një jetë më të mirë dhe dinjitoze për Njeriun.
Më shumë se kurrë, individi ka treguar vlerën e tij.
Me vetëdije të lartë qytetare, solidaritet dhe përkushtim, secili person mund të ndihmojë në përmirësimin e jetës së tij dhe të shumë njerëzve të tjerë në vendin e tyre dhe në botë.
Anëtarët e CIVILit dërgojnë një mendim dhe mesazh të fortë, të sinqertë dhe pozitiv për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, barazisë, paqes, prosperitetit dhe shëndetit për të gjithë njerëzit në botë.