Kina, me kushte të caktuara, e miratoi për përdorim vaksinën e saj të parë kundër virusit korona, e përgatitur nga kompania shtetërore farmaceutike “Sinofarm”, informon DPA.
Miratimi, i publikuar sot nga Mekanizmi i përbashkët për parandalim dhe kontroll të Këshillit Shtetëror, erdhi një ditë pasi “Sinofarm” njoftoi se është konfirmuar se vaksina e saj ka efikasitet 79,3 për qind në rezultatet preliminare nga faza e tretë e fundit e testimit.
Kina ka për qëllim të vaksinojë të paktën 50 milionë njerëz para fillimit të festave me rastin e Vitit të Ri Hënor, kah mesi i shkurtit, me qëllim që të pengohet përhapja e virusit, sepse pritet që gjatë festave qindra milionë njerëz të udhëtojnë për në shtëpitë e tyre”, transmetoi DPA.
Krahas “Sinofarm”, edhe tri kompani kineze, “Anhui Zhifei Longkom”, “Kan Sino” dhe “Sinovak”, gjenden në fazën e fundit të tretë të hetimeve klinike të vaksinës.
Çen Shifei, zëvendësdrejtor i Administratës Nacionale për Produkte Mjekësore në Kinë, sot në konferencë për media tha se Agjencia i bën thirrje “Sinofarm” të vazhdojë t’i ndjekë kohëzgjatjen dhe efektin e vaksinës.
Shkalla e efikasitetit të vaksinave të Sinofarm është pas atyre të denoncuara nga kompanitë amerikane: “Fajzer” me 95 për qind efikasitet dhe e “Moderna” me 94 për qind. Megjithatë, për dallim të vaksinave në SHBA, që duhet të ruhen në temperaturë deri minus 70 gradë Celsius, vaksina kineze mund të ruhet në temperaturë normale në frigorifer.
Kina premtoi se vaksinën e saj do ta bëjë të kapshme për shtetet e tjera në zhvillim, shtoi DPA.