Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në takimin e sotëm me gazetarët e paralajmëroi seancën e parë të nesërme plenare për pyetjet e deputetëve pas 100 ditëve nga zgjedhja e Qeverisë së re të kryeministrit Zoran Zaev.
Seanca do të zhvillohet sipas procedurës së zakonshme për seancat e pyetjeve të deputetëve, ndërsa deputetët nga opozita VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe e Majta do të kenë përpar[ësi. Çdo pyetje e tretë në seancë, e cila do të fillojë në orën 11:00, do të jetë nga deputetët nga shumica në pushtet, LSDM dhe BDI.
Në lidhje me ligjin e ri për regjistrimin, kryetari i Kuvendit Xhaferi tha se i plotëson kushtet për zbatimin e këtij operacioni statistikor. Varet nga deputetët nëse do të paraqesin ndryshime, ndërsa vetë zbatimi i regjistrimit varet nga puna praktike në terren dhe mënyra se si institucionet kompetente do ta zbatojnë atë. Ligji për regjistrimin pritet të vendoset në seancë pas 18 janarit.
Pas festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, Kuvendi do të fillojë punën më 11 janar me seanca që nuk janë përfunduar, ndërsa seancë e re do të caktohet për më 18 janar.