Qytetarët do të mund të denoncojnë për ahengje të paligjshme dhe tubimet e më shumë se katër personave, në linjën telefonike falas. MPB-ja po fillon projektin për një linjë telefonike falas, pak para festave të Vitit të Ri.
Kjo u njoftua sot nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në emisionin Utrinski brifing në Sllobodna TV.
“Sot do të dalim me një projekt për numër telefoni pa pagesë, anonim, dhe i bëj thirrje çdo qytetari të ndihmojë dhe të jetë një partner në parandalimin e përhapjes së virusit dhe ku do të ketë ngjarje dhe festime për të lajmëruar në atë numër anonim të telefonit”, tha Spasovski.
Ai njoftoi kontrolle më të rrepta të festave për t’u mbrojtur dhe respektuar masat për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit.
Ai theksoi se pandemia dhe kriza zgjasin shumë gjatë dhe se mbi të gjitha janë shteruar kapacitetet njerëzore dhe pikërisht për shkak të sistemit shëndetësor, por edhe për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, të gjitha masat duhet të respektohen.