Gjykimi i organizatorëve të ngjarjeve në Kuvend nga 27 prilli i vitit 2017 vazhdon më 25 dhjetor, pasi në seancën e sotme u dëgjuan disa dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja.
Në seancën e sotme, mbrojtja kishte më shumë pyetje për dëshmitarin Miroslav Kotevski, ekspert në fushën e teknologjisë së informacionit, i cili, ndër të tjera, paraqiti hartë të lëvizjes së Aleksandër Vasilevski Nixha më 27 prill të vitit 2017.
Në marrjen në pyetje të prokurores Vilma Ruskoska, nëse ekspertizën e dëshmive e kanë bërë në bazë të dëshmive të skenuara, dëshmitari Mirosllav Kotevski tha po, pas së cilës prokurorja ndaloi me pyetjet.
“Ekspertiza bëhet në bazë të provave origjinale, jo fotokopjimeve. Unë kërkoj nga Gjykata që të mos marrë parasysh ekspertizën e bërë në bazë të fotokopjeve”, tha prokurorja Ruskovska.
Mbrojtja reagoi se se ekspertiza ishte bërë në bazë të të dhënave të marra nga Gjykata në një hard disk, me të dhëna dhe prova nga shkresat e lëndës.
“Për mbrojtjen, kjo provë nga operatorët është provë që gjykata i konsideron origjinale”, tha avokati Elenko Milanov.
I pyetur nga Gjykata nëse telefonat celularë janë të fikur, a janë regjistruar në stacionin bazë, dëshmitari tha se nuk ka informacion të tillë në prova dhe sqaroi se në listat nga operatorët shënohen vetëm thirrjet dhe ngjarjet kur lidhen me stacionin bazë.
I pyetur nga Gjykata nëse mund të konkludohet se Aleksandar Vasilevski Ninxha më 27 prill 2017 pasdite ishte vazhdimisht në zonën e qendrës së qytetit, dëshmitari tha “po”.
Paraprakisht dëshmitari Mirosllav Kotevski, ekspert në fushën e teknologjisë së informacionit, tha se nga ekspertiza konkludoi një mospërputhje të caktuar të Prokurorisë Publike, pra identifikoi 19 telefona celularë, për të cilët nuk ka asnjë kërkesë për operatorët, e ato janë në listat si dëshmi.
“Nga 168 numra të regjistruar në dëshmitë, numri që thuhet se i përket Spiro Ristovskit ka komunikim me vetëm gjashtë telefona celularë, ndërsa nga dy numrat që thuhet se i përkasin Mile Janakieskit, i pari ka pesë, ndërsa i dyti vetëm dy nga të gjithë 168 numrat”, tha eksperti.
Më herët gjatë seancës së sotme, ish-kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, i cili nga 2016-2017 ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv dhe koordinator i partisë i disa komunave, u dëgjua si dëshmitarë i mbrojtjes, si dhe dëshmitari Vladimir Nelovski, i cili ishte udhëheqësi i Unionit të Forcave Rinore dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të partisë VMRO-DPMNE-së.
Ky rast është në procedurë dëshmuese dhe po drejtohet nga gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga Vilma Ruskovska.
Disa dëshmitarë të mbrojtjes janë thirrur përsëri për seancën tjetër, duke përfshirë udhëheqësin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.
Të akuzuarit në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski.
Ata akuzohen për kryerje të veprës penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”