Në 24 orët e fundit në qendrat për kovid në Shkup janë hospitalizuar 40 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 495 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur gjithsej 19 pranime edhe atë dy pacientë u shtruan në spital në Klinikën e Nefrologjisë, dy në qendrën për kovid të Klinikës së Neurologjisë, gjashtë pacientë në Institutin e TBC-së, tre në Klinikën e Dermatovenereologjisë dhe dy në Klinikën e syve. Në ORL janë pranuar tre pacientë të rinj, ndërsa në qendrën për kovid në Klinikën për Gastroenterohepatologji një pacient.
Në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur tetë pranime të reja të pacientëve. Në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme janë pranuar 13 të sëmurë.
Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 32 pacientë të shëruar.
Për momentin në Klinikën e lëkurës në Kovid qendrën po mjekohen 28 pacientë, në Klinikën për neurologji 30 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 53 pacientë me simptome të koronavirusit, në kovid qendrën e Klinikës për nefrologji për momentin janë vendosur 21 pacientë, në Klinikën për sëmundje të syve 17 pacientë, ndërsa në ORL 28 të sëmurë. Në Klinikën për Gastroenterohepatologji janë të shtrirë 24 pacientë.
Në SPQ “8 Shtatori” gjithsej ka 110 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive janë të shtrirë 146 pacientë, përderisa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle ka 38 pacientë.
Gjithsej 495 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar me KOVID-19 po mjekohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Një pjesë e madhe e tyre janë në mbështetje oksigjeni.
Edhe përkundër numrit të madhe të pranimeve gjatë ditës së djeshme, sot në mëngjes deri në orën 8:00 ka pasur rreth 20 vende të lira ndërkaq pritet gjatë ditës, pas lëshimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende të tjera edhe në Klinikën për sëmundje infektive dhe në SPQ “8 Shtatori”. Të gjitha repartet infektive kanë sasi të oksigjenit dhe mund të kujdesen për pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.