Kancelarja gjermane Angela Merkel dje në Bundestag është përgjigjur në pyetjet e kryetarit të Komisionit për çështje evropiane, Ginter Krihbaum i cili është nga radhët e partisë së saj CDU, ndërsa drejtoi kritika për mossuksesin e kryesimit gjerman me BE-në që të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut, njofton Dojçe Vele.
Ai ka thënë se opinioni edhe një herë ka qenë dëshmitar i keqpërdorimit të të drejtave të shteteve anëtare të BE-së ndaj shteteve kandidate që të promovojnë çështjet e tyre bilaterale.
“Nuk arritëm gjithkund depërtimin, për shembull për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut. Kjo është për keqardhje dhe edhe një herë përjetuam keqpërdorim të pozitës së një vendi- anëtar kundër një vendi- kandidat me imponimin e kërkesave bilaterale. Dhe patjetër qartë të thuhet se duke ushtruar presion si i vlerësoni gjasat në të ardhme të afërt të tejkalohet bllokada me Bullgarinë”, ka pyetur Krihbaum.
Merkel rreth kësaj është përgjigjur se është në kontakt me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov.
Ambasadorja gjermane në vend, Anke Hollshtajn dje në intervistën për Dojçe Vele ka paralajmëruar se tema e zgjerimit përfundimisht zhvendoset në duart e kryesimit të ardhshëm portugez me BE-në, pastaj edhe Sllovenisë.
“Zgjerimi është në duar të mira me kryesimin e ardhshëm portugez dhe pastaj me atë slloven. Ne me ta kemi formuar Kryesimin treshe për periudhën prej 18 muajsh- i kemi harmonizuar programet tona, bashkëpunojmë ngushë dhe miqtë tanë portugez janë të vetëdijshëm se mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe nëse përmbushen kushtet edhe me Shipërinë është prioritet”, ka thënë Hollshtajn.
Hollshtajn ka uruar qeverinë e Maqedonisë së Veriut sjelljen në muajt e fundit dhe ka qenë kritike ndaj BE-së për shkak të mos përmbushjes së premtimit ndaj Shkupit. “Po them hapur: BE ka premtuar diçka dhe për momentin nuk ka arrit ta mbajë premtimin. Nuk ka dyshim në këtë. Ne jemi përpjekur shumë, por nuk kemi mundur të përmbushim premtimin që është dhënë në mars”, ka thënë Hollshtajn.
Ajo ka shtuar se shpjegimi për konkluzat e djeshme të KOREPER, ose të nenit 8 nga konkluzat që mban formulimi i ardhshëm: “Këshilli rikujton se Marrëveshja e Prespës mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë e thekson rëndësinë e implementimit të vazhdueshëm. Këto dy hapa të mëdha do të duhet t’ju japë përfundim efektiv të gjitha kërkesave të bazuara në interpretimin e gabuar të historisë.
“Kjo fjali lidhur me implementimin e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë është identike me atë e cila është theksuar në konkluzat e Këshillit të zgjerimit në vitin 2018. Formulimi nuk është i ri dhe veçmë ka qenë në përdorim nga viti 2018. Ajo është valide njëjtë për Bullgarinë, Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo mund të jetë bazë e vazhdimit të punës së përbashkët. Për ne si kryesues ka qenë me rëndësi të miratojmë këto konkluza që të tregojmë se të gjitha shtetet anëtare janë të angazhuara në zgjerim”, thotë ambasadorja gjermane.