Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë vizitës së sotme në Spitalin Klinik në Shtip, theksoi se 7.600 punonjës të shëndetit publik që punojnë me pacientë kovid, do të marrin shpërblim të njëfishtë prej 30 mijë denarëve.
“Investojmë në infrastrukturë, pajisje mjekësore, në punonjës shëndetësorë duke i rritur pagat. Pas zbatimit të kësaj politike, tani për festat e Vitit të Ri të gjithë punonjësit në institucionet shëndetësore publike që punojnë me pacientë kovid, e ata janë mjekë, infermierë, personel ndihmës, ndihmës, transportues, persona teknikë që punojnë në ato departamente ku trajtohen pacientët me Kovid-19 do të marrin një shpërblim të njëfishtë. Bëhet fjalë për 7.600 të punësuar në shëndetin publik të cilët do të marrin nga 30 mijë denarë”, tha Filipçe.