Presidenti Stevo Pendarovski sot në mesditë do të drejtohet para deputetëve në Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ky do të jetë fjalimi i dytë vjetor i Pendarovskit në Shtëpinë ligjvënëse që kur ai u zgjodh në këtë post në maj të vitit 2019, ndërsa i pari para përbërjes së re parlamentare.
Sipas nenit 85 të Kushtetutës, presidenti i Republikës e informon Kuvendin për çështje brenda kompetencave të tij të paktën një herë në vit. Kuvendi mund të kërkojë nga presidenti i
Republikës, opinion për çështje nga kompetenca e tij.