Komisioni për sëmundje infektive pritet të diskutojë sot nëse do të vendosen masat e reja kufizuese dhe ndryshimet në aktivitetin e objekteve hotelerike për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit të Kovid-19.
Oda e Pavarur e Hoteliereve (OPH) njoftoi dje se i ka paraqitur kërkesë zyrtare Komisionit për Sëmundje Infektive për të marrë pjesë në takimin e punës.
“Me pjesëmarrjen tonë ne kërkojmë që të jemi në gjendje të dëgjojmë shqetësimet dhe arsyetimet e anëtarëve të Komisionit për Sëmundje Infektive për shkak të të cilave dëshiron të miratojë masat kufizuese të paralajmëruara dhe në të njëjtën kohë të na lejojë t’i paraqesim ato në Qeveri dhe t’i njoftojmë ato na mundësojnë të theksojmë mospërputhjet, palogjikshmëritë, efektet e tyre të pritura negative dhe pasojat sociale jo vetëm për të gjithë hotelierët, por për të gjithë industrinë e hotelerisë dhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, thonë nga OPH-ja.
Prej Ministrisë së Shëndetësisë dje kumtuan se gjatë 24 orëve të fundit në qendrat kovid në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se gjithsej 813 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për virusin korona po trajtohen, si dhe ka shtretër të lirë.
Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 73 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për KOVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir, 56 pacientë në Shtip, 41 pacientë në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 55 pacientë janë duke u trajtuar në Veles dhe 110 pacientë në Kumanovë janë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj KOVID 19.
Në Qendrën kovid në Ohër janë hospitalizuar 105 pacientë, në Prilep 94, në qendrën kovid në Gostivar 61, kurse në Strugë 38 të infektuar. Në spitalin e Strumicës janë hospitalizuar 72 pacientë, në Koçan 12, në Kërçovë 10, Kavadar 55, në Gjevgjeli 21 persona, kurse në Dibër 10 raste pozitive dhe të dyshuar në virusin korona.
Prej Ministrisë thonë se numrat ndryshojnë nga ora në orë, sipas pranimeve dhe çregjistrimeve të pacientëve.
“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1,304 dhe ka rreth 200 shtretër spitali të zbrazët në qendrat kovid. Gjatë ditës, lëshohen pacientë të shëruar, të cilët do të lirojnë shtretër shtesë”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Të gjitha repartet e spitaleve klinike, thuhet në kumtesë kanë vende të lira që kanë qasje në oksigjen dhe Ministria është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse është e nevojshme, kapaciteti i njësive të repartit do të zgjerohet më tej.
Ndërsa dje edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një video fjalim iu drejtua qytetarëve dhe tha se vaksinat kundër koronavirusit janë të sigurta, zhvillohen në platforma tashmë të kontrolluara dhe të njëjtat janë mënyra e vetme ta fitojmë pandeminë.
Ai informoi se Qeveria do të sigurojë vaksina të mjaftueshme për të vaksinuar 60 deri në 70 për qind të popullsisë, sipas nevojës për të fituar imunitet kolektiv.
“Vaksinat janë zhvilluar në përputhje me protokollet dhe procedurat e sigurisë që kompanitë e vaksinave kanë përdorur për vite me radhë. Falë vaksinave, shumë sëmundje të tilla si parotiti, poliimieliti dhe morbilet janë çrrënjosur në botë”, tha Filipçe.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 73.638, numri i pacientëve të shëruar është 49.414, numri i vdekjeve është 2.121, ndërsa numri i rasteve aktive është 22.103.