Bazë e identitetit është gjuha jonë, më pas historia, historia jonë e përbashkët me bashkatdhetarët tanë, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në intervistën për BEobserver dhe shton se për gjuhën dhe identitetin nuk mund të diskutohet.
Nuk është sekret, thekson presidenti, se e kodifikuam gjuhën maqedonase në vitin 1945, por kjo është gjuhë e veçantë, shumë e afërt deri tek ajo bullgare, por ajo nuk është dhe nuk ka qenë gjuhë bullgare.
Për Pendarovskin është i pakuptimtë pohimi i Bullgarisë se tërë historia jonë deri në vitin 1945 ishte bullgar dhe se deri në shekullin 10-të deri në vitin 1945 ishte bullgar.
Kjo, sipas presidentit, është gjë absolute e pakuptimtë historike.
Për pozitën bullgare se “gjuha dhe identiteti maqedonas nuk ka ekzistuar deri më 2 shtator të vitit 1944 dhe se krijimi i tyre ishte pjesë e formimit gjithëpërfshirës të një identiteti të veçantë jo-bullgar me qëllim të ndërprerjes së lidhjeve midis popullsisë lokale dhe Bullgarisë”, Pendarovski tha “ne nuk mund të pranojmë diskutim për këtë çështje … kjo është çmenduri”.
Sipas kërkesave bullgare, kur Maqedonia do të bashkohet drejt BE-së, çdo përmendje e “gjuhës maqedonase” në dokumentet e Unionit duhet të shënohet me yll që “një gjuhë e tillë ekziston vetëm në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë Veriore”. Përveç kësaj, Sofja thotë se procesi i zgjerimit nuk duhet të legjitimojë inxhinierinë etnike dhe gjuhësore që ndodhën gjatë regjimeve të mëparshme autoritare, shkruan “EUobserver”.