Komisioni për sëmundje infektive do të rekomandojë deri tek Qeveria pako të re të masave restriktive për periudhën nga 18 dhjetori deri më 21 janar, me qëllim që të shmanget rritja e numrit të të infektuarve nga Kovid-19 në periudhën e festave, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
“Rekomandimet për masat restriktive drejtohen në disa segmente edhe atë në pjesën e riorganizimit të orarit të punës së hotelierëve, rekomandime për bashkësitë fetare,tubime publike, rekomandime për bashkësitë fetare, deri tek organizatat e punës dhe rekomandime të cilat kanë të bëjnë me punën e restoranteve në objektet hotelierike”, deklaroi ministri Shëndetësisë Venko Filipçe.
Rekomandimi deri tek Qeveria do të jetë që objektet hotelierike të mbyllen në ora 18:00, në vend të 21:00 si deri më tani.
Mbetet në fuqi ndalesa për tubim në vendet publike dhe apelohet deri tek njësitë e vetëqeverisjes lokale që ta forcojnë mbikëqyrjen për respektimin dhe zbatimin e kësaj mase. Në periudhën e ardhshme, Komisioni për Sëmundjet Infektive rekomandon ndalimin e grupimit në sheshe për urimet dhe festimet e Vitit të Ri, si dhe çdo lloj tubimi gjatë festave.
Komisioni do të paraqesë edhe rekomandim për grupim në apartamente për festat e fundvitit dhe do t’u rekomandojë hoteleve që t’i mbyllin restorantet e tyre pas orës 21:00.
Lidhur me festat fetare, Komisioni për sëmundje infektive tregon se ndalimi i tubimeve në natyrë i më shumë se katër personave është në fuqi, ndërsa brenda ndërtesave rekomandimi është në fuqi që numri maksimal i njerëzve të mos jetë më shumë se 30 për qind e kapacitetit dhe të gjithë personat me maska.
Propozimi i Komisioni është që të ndalohen të gjitha festimet në kuadër të organizatave të punës.
“Apelojmë dhe rekomandojmë të mos ketë tubime në shtëpi për festat e ardhshme dhe të mos largohen nga shtëpia pas orës 6 të pasdites nëse nuk ka nevojë për atë”, thotë ministri Filipçe.
Rekomandimet do të dorëzohen tek Qeveria gjatë ditës së sotme me rekomandim për të hyrë në fuqi nga 18 dhjetori dhe të vlejnë deri më 21 janar.
Në seancën e sotme të Komisionit për sëmundje infektive ishin të pranishëm edhe përfaqësues të odës së pavarur hotelierike të cilët e shprehën pakënaqësinë me pakon e re të masave që ka të bëjë me riorganizimin e orarit të punës së objekteve hotelierike dhe dorëzuan deri tek Komisioni propozime të tyre, qëndron në kumtesë.