Është formuar grup punues nga Qeveria për revidimin e autorizimeve të diskrecionit të funksionarëve në drejtim të miratimit të pakos së ndryshimit të ligjeve me të cilat të drejtat e diskrecionit do të eliminohen apo kufizohen çdo kund ku ka nevojë. Grupi tashmë i parashtroi zëvendëskryeministrit për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, Ljupço Nikollovski disa propozim-ndryshime të ligjeve adekuate.
Këtë e kumtoi zëvendëskryeministri Nikollovski gjatë llogaridhënies për 100 ditë të mandatit të ri të Qeverisë, duke cekur se nismë konkrete lidhur me të drejtat e diskrecionit nuk është ndërmarrë që nga viti 2005.
Në përgjigje ë pyetjes ë gazetarëve tha se nuk bëhet fjalë për paralelizëm me punën e Komisionit për antikorrupsion i cili bën projekt të ngjashëm dhe shtoi se për këtë qëllim janë konsultuar edhe me këtë komision.
“Kjo është një përpjekje shtesë të reflektojmë me një dokument adekuat. është e saktë se po bëhet një projekt i caktuar përmes përfshirjes së Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit. Megjithatë, aji është përpunim i metodologjisë dhe nuk e përfshin pjesën e analizës në cilat ligje dhe cilat vende është paraparë dhe ku mundet, për shembull, t’i kufizojmë apo eliminojmë të drejtat e diskrecionit, atje ku nevojitet. Gjithsesi se nuk bëhet fjalë për heqje, kjo nuk është e mundur. I kishim parasysh të gjitha rrethanat, biseduam me të gjithë dhe mendoj se nuk është e tepërt në një periudhë të shkurtë mu Qeveria vetë të dalë dhe pas rreth dhjetë viteve përpjekje konkretisht të propozojmë ndryshime në ligje adekuate në mënyrë që të kufizohen apo eliminohen disa të drejta të caktuara të diskrecionit të funksionarëve”, tha Nikollovski.
Zëvendëskryeministri gjatë llogaridhënies theksoi se po punohet në akte nënligjore me të cilat do të kufizohen shpenzimet për reprezentacion dhe do të vendosen rregulla të njejta për përdorim të kartelave zyrtare nga ana e funksionarëve.