Është e vështirë kur flitet për diskriminimin, në kontekstin e drejtësisë sociale në një shtet ku u bë lehtë të përdoret diskriminimi, lufta kundër, secili që vjen në pushtet ose lufton për pushtet madje edhe shoqëria civile mendon se e di se çfarë është diskriminimi dhe me lehtësi e përdor këtë fjalë, duhet të fillojmë nga aty, sepse mendoj se është rëndë të perceptohet diskriminimi, theksoi profesoresha universitare Mirjana Najçevska në panelin “Drejtësia sociale dhe diskriminimi, i organizuar nga CIVILi.
“Thelbi i diskriminimit nuk qëndron te sjellja e ndryshme, pabarazia, porn ë mundësinë e pabarabartë të përdoren të drejtat dhe mundësitë. Pyetja nuk është se sa e diskriminojmë dike,por sa është dikush I lire, s aka të drejta, sa mund t’I mbrojë të drejtat e veta ose ti praktikojë, a është I lire të votojë për sopas dëshirës ose jo, a I gëzon të drejtat e barabarta si tjerët ose jo, nuk është puna në veorimin e pabarabartë, çështja është më e kompleksuar. ]
Sipas profesoreshës Najçevska, mësimi onlajn që tani mbahet për shkak të pandemisë me Kovid-19, në dukje është jo-diskriminuese, për të gjithë fëmijët në tërë shtetin, por rezultati është përfundimisht diskriminues.
Mësimi onlajn duket jo-diskriminues, për të g jithë fëmijët, në gjithë shtetin, rezultati është definitivisht diskriminues, dhe ka efekt të ndryshëm, fëmnijët kanë kushte të ndryshme, ka fëmijë që nuk kanë mundësi ta ndjekin mësimin, jetojnë në një dhomë me gjithë familjen, fëmijë që nuk kanë qasje në internet, në rrymë, hapësirë, dhe ka situate kur një familje ka më tepër fëmijë dhe duhet njëkohësisht ta ndjekin mësimin onlajn, tha Najçevska.
Najçevska shtoi se shkollat janë krijuar që fëmijët të vendosen në kushte relativisht të barabarta për mësim.