Me prezantimin e provave materiale-analizë të komunikimit telefonit sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup vazhdoi gjykimi për financimin e paligjshëm të organizatës joqeveritare “Aleanca ndërkombëtare”, ku së bashku me themeluesin, Bojan Jovanovski, akuzohen edhe katër persona.
Prokuroria, fillimisht përktheu nga serbishtja një komunikim midis të pandehurit të parë Jovanovski dhe një personi tjetër, nga i cili mund të shihej se si ai porositi dhe bleu rroba dhe bizhuteri nga Milano, si dhe dakordon kërkesa për kthim të TVSH-së për mallrat e blera.
Avokati i Jovanovskit, Sashko Dukovski, reagoi se përkthimi i provave të propozuara duhej të ishte dorëzuar së bashku me provat para fillimit të seancës, ndërsa jo më pas të pranohej shtesë nga Gjykata.
“Ky përkthim është i parakohshëm dhe i paligjshëm”, deklaroi Dukovski.
I pandehuri i parë, Jovanovski, reagoi përsëri ndaj këtyre provave dhe për këtë arsye duhej të ishte kryer ekspertim i telefonit të tij celular.
Çështja udhëhiqet nga gjyqtarja Sofçe Gavrilova Efremovska, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga prokurorja Milica Gavrilova.
Mbrojtja e Frosina Remenski kërkoi nga gjykata që të lejojë dëgjimin e ekspertëve, të cilët i përgatitën ekspertizat, të cilat duhet të paraqitet si provë.
“Unë mendoj se provat nuk duhet të paraqiten sot dhe gjykata duhet ta lejojë dëgjimin e ekspertëve”, deklaroi avokati.
Gjykata theksoi se provat iu paraqitën gjykatës me një parashtresë të datës 2.9.2020, ndërsa mbrojtja për herë të parë e kërkoi dëgjimin e ekspertëve në seancën e sotme dhe më pas lejoi të prezantohet ekspertiza e telefonit dhe pajisjeve kompjuterike të të pandehurës Jasna Ercegoviq, ndërsa pas kësaj kërkese gjykata do të vendosë.
Prokuroria pastaj filloi me prezantimin e komunikimeve nga ekspertiza e pajisjeve mobile dhe kompjuterike të të pandehurës Jasna Ercegoviq.
Ercegoviq reagoi ndaj terminologjisë së përdorur nga prokuroria, sepse pajisjet nuk u konfiskuan dhe ajo nuk u arrestua, por ajo vet u paraqit dhe se të gjithë kompjuterët ka lejuar të merreshin dhe askush nuk asnjë nuk kishte fjalëkalim, përkatësisht ishin plotësisht të hapura.
Për më tepër, ajo reagoi se për komunikimin e kryer, prokuroria nuk tregoi se nuk ishte personale e saj, por komunikim i dërguar nga persona të tjerë.
Për rastin me organizatën joqeveritare “Aleanca ndërkombëtare”, e themeluar nga Bojan Jovanoski-Boki 13, përmes së cilës, sipas aktakuzës, u mashtruan biznesmenë për qendra të pretenduara për persona të rritur, të akuzuar janë edhe Frosina Remenski, Mile Jovanoski, babai i Boki 13 dhe Jasna Mandiq Ercegoviq.
Jovanovski akuzohet për mashtrim dhe larje parash. Remenski akuzohet për ndihmë në veprën mashtrim, Mandiq akuzohet për ndihmë në mashtrimin dhe larjen e parave, Mile Jovanovski akuzohet për ndihmë në larjen e parave dhe përpunimin, mbajtjen, ndërmjetësimin dhe tregtimin e paautorizuar me armë. Organizata joqeveritare akuzohet gjithashtu si person juridik.