Administrata e re e udhëhequr nga Xho Bajden dhe Kamala Haris duhet të mbështesë zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe të diskutojë me Brukselin lidhur me atë që aspirantët e BE-së nga rajoni të mos qëndrojnë në dhomën e pritjes për shkak të vërejtjeve nacionaliste ose historike nga fqinjët.
Kjo u tha sot në dëshminë prej tre orë e gjysmë, të ndjekur nga ish Sekretarja e Shtetit, Medlin Ollbrajt, Daniel Server nga Universiteti “Xhon Hopkins” dhe Janush Bugajski i Fondacionit Xhejmsatuan, dy të fundit analistë shumëvjeçarë dhe njohës të mire të rajonit.
Deklaratat e tyre u dëgjuan nga Komiteti i Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së mbi temën, rekomandime për Ballkanin për administratën e ardhshme të presidentit të sapozgjedhur Bajden.
Ollbrajt, Sekretare e Shtetit nga viti 1997 në vitin 2001 në administratën e Presidentit Bill Klinton, vuri në dukje se për dy dekadat e fundit, administrata e SHBA-së ka qenë e përfshirë në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor, përfshirë konfliktin e Kosovës dhe Marrëveshjet e Paqes të Dejtonit.
Marrja në pyetje u kryesua nga Kongresmeni Eliot Engel i Nju- Xhjersit, i cili iu referua angazhimit 30-vjeçar të Shteteve të Bashkuara në Ballkan dhe angazhimit të tyre për praninë dhe përpjekjen e shtuar që të gjitha administratat e SHBA-së kanë bërë deri më tani.
“Unë jam shumë krenar që ne parandaluam gjenocidin në Evropë në fund të viteve 1990,” tha Engel, duke kujtuar përfshirjen e tij në Kosovë dhe ngritjen e zërit për shkeljen e të drejtave të njeriut tek shqiptarët atje dhe brutalitetin e regjimit të presidentit të atëhershëm serb Sllobodan Millosheviqit.
Ai theksoi se Kosova është një nga vendet më miqësore në Ballkan për Shtetet e Bashkuara, duke i konsideruar ata çlirues të një regjimi nga i cili kanë vuajtur shumë.
Të gjithë e theksuan anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, si një përfitim për forcimin e ombrellës së sigurisë në Ballkan. Serbia duhet të tregojë orientim evropian, jo duke flirtuar me Kremlinin, theksuan folësit.
“Në Ballkanin Perëndimor nuk duhet lejuar një vakum politik që do të lejojë ndikim më të madh të Rusisë dhe Kinës në rajon,” tha Bugajski, duke theksuar nevojën për një prani më të madhe të SHBA.
Për të, administrata e Presidentit të sapozgjedhur Bajden duhet të bëjë një udhërrëfyes, një udhërrëfyes që të çojë në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Ai hapi idenë e vendosjes së sanksioneve dhe ngrirjen e llogarive të oligarkëve rusë të cilët po përhapin ndikimin dashakeq rus në Republikën Sërpska.
Sipas tij, investimi i dyshimtë kinez në rajon duhet të hetohet dhe të shihen se cilat janë synimet pas ndikimit më të madh të qeverisë në Kinë. Në këtë kontekst, Ollbrajti iu referua strategjisë e cila, siç shpjegoi ajo, do të përbëhej nga tre pjesë.
“Ne kemi nevojë për të vendosur një bashkëpunim më të fortë me Bashkimin Evropian në të cilin gjashtë vende nga Ballkani Perëndimor dëshirojnë anëtarësim. Ekziston një nevojë për të rritur bashkëpunimin kundër korrupsionit, i cili prek institucionet politike dhe minon sundimin e ligjit në rajon. Strategjia duhet të ndihmojë vendet individuale në reforma dhe t’i shpërblejë ato, por gjithashtu të bëjë presion mbi ata që nuk zbatojnë reformat”, tha ish-Sekretarja e Shtetit në seancën dëgjimore.
Sipas saj, Shtetet e Bashkuara ndërmorën veprimin e duhur për të parandaluar gjakderdhjen në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë në vitet 1990.
“ Sot, Ballkani është më i qëndrueshëm dhe ka paqe të qëndrueshme se sa 25 vjet më parë. Rajoni ka thelluar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe po shkon drejt BE-së. Korrupsioni është një problem serioz dhe udhëheqësit nacionalistë vazhdojnë të luajnë kartën e nacionalizmit dhe të ndezin pasionet,” tha ajo.
Në këtë kontekst, Ollbrajti iu referua bllokadës së Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave me BE lidhur me pyetjen nga kongresmeni Gregori Miks, një demokrat nga Nju-Jorku. Pyetja ishte: si duhet të punojë administrata e re me Brukselin në mënyrë që aspirantët e BE të mos qëndrojnë në dhomën e pritjes për shkak të fqinjëve të tyre, duke pasur parasysh bllokadën që Bullgaria ka vendosur për Maqedoninë e Veriut për çështjet e kombësisë dhe gjuhës. Ajo tha se administrata e re duhet të punojë me përkushtim për këtë çështje.
“Unë mendoj se është një tragjedi e përgjithshme që pas një kohe të gjatë të kaluar në zgjidhjen e çështjes së emrit me grekët, bullgarët, për të marrë pikë në skenën e brendshme politike, bënë kërkesa të tilla për Maqedoninë e Veriut, dhe për këtë arsye duhet të shtrohet pyetja se si Bullgaria e përmbush angazhimet ndaj BE-së”, tha ajo.
“Fakti që grekët arritën të arrijnë një marrëveshje, pas kaq kohe të shpenzuar dhe pas një pune kaq të madhe që u bë, mendoj se është një tragjedi, në përgjithësi, dhe kjo që tani bullgarët po theksojnë, vetëm për të fituar pikë në politikën e brendshme,” tha Ollbrajt.
Ajo shtoi se pyetja tani është se si Bullgaria është duke përmbushur detyrimet e saj ndaj BE-së.
“Unë mendoj se është një çështje shumë e rëndësishme që nënvizon përpjekjet tona në Ballkan dhe kjo është që duhet të ketë bashkëpunim ekonomik dhe politik,” tha ajo.
Analisti Daniel Server tha se “presidenti i sapozgjedhur Bajden duhet të konsultohet me aleatët e BE-së për të koordinuar përpjekjet për të sjellë Bosnjën e pas Dejtonit dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi sa më pranë BE-së”.