Komisioni Parlamentar për Financa dhe Buxhet sot nuk do ta vazhdojë seancën në të cilën zhvillohet debati i amandamenteve për Buxhetin për vitin 2021, pasi kryetari i këtij organi parlamentar, Timço Mucinski dje publikoi se është pozitiv në Kovid-19.
Nga Kuvendi informojnë se sot në orët e paradites ka përfunduar marrja e strishove nga ana e Institutit për shëndet publik te të punësuarit në Komision dhe te një pjesë e deputetëve, të cilit ishin në kontakt me kryetarin e komisionit, Timço Mucinskin.
“Menjëherë sapo të arrijnë, të njëjtit do të informohen për kohën e vazhdimit të punës së komisionit”, kumtuan nga Kuvendi.