Numri i të infektuarve me Kovid-19 javën e kaluar u zvogëlua për 9,9 për qind, ndërsa numri i personave të shëruar u rrit. Autoritetet besojnë se situata është nën kontroll, ndërsa sistemi shëndetësor tashmë ka filluar përgatitjet për vaksinimin kundër Kovid-19. Të parët që vaksinohen janë punëtorët shëndetësorë, personeli ushtarak, policia dhe të sëmurët kronikë.
Vaksinimi do të kryhet nga mjekë dhe infermierë, të cilët aktualisht nuk po punojnë me pacientë të infektuar, njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ai thotë se në lidhje me pjesën e pranimit, ruajtjen e vaksinave, shpërndarjen në vendet ku do të aplikohen, tashmë plani është në fazën përfundimtare, por gjatë javës tjetër ata do të organizojnë një trajnim në terren, siç do të duket procesi i vaksinimit.
Rekomandimi është që të parët të vaksinohen punonjësit shëndetësorë, punonjësit në Armatë dhe polici, të gjithë nëpunësit publikë, në transportin publik, të sëmurët kronikë, të gjitha grupet kritike sipas mendimit të ekspertëve, shkroi Filipçe.
Britania e Madhe e aprovoi përdorimin e vaksinës kundër virusit korona të kompanive “Fajzer” dhe “Biontek” dhe paralajmëroi se ato ka mundësi të përdoren nga fillimi i javës së ardhshme.
“Qeveria sot e pranoi rekomandimin e Agjencisë për Ilaçe dhe Produkte Shëndetësore dhe aprovoi përdorimin e vaksinës së Fajzer dhe Biontek”, njoftoi Qeveria britanike.
Britania e Madhe e para në botë e aprovoi këtë vaksinë.
Vaksinat e para do të janë në dispozicion tashmë javën e ardhshme.
Kryeministri britanik, Boris Xhonson mund të pajtohet të vaksinohet kundër Kovid-19 para kamerave televizive, që të dëshmojë se është efikase, deklaroi sot zëdhënësja e Xhonsonit.
Ajo shtoi se Xhonson me siguri nuk do të dëshironte ta pranonte vaksinën para atyre që kanë nevojë më së shumti dhe të cilët u takojnë kategorive të rrezikshme.
“Uashington post” mbrëmë njoftoi se gjatë dhjetorit duhet të lëshohen rreth 40 milionë doza të vaksinës nga kompanisë farmaceutike “Fajzer” dhe “Moderna”, të mjaftueshme për t’u imunizuar 20 milionë njerëz. Tani për tani, për këtë akoma pritet miratim nga Administrata për ushqim dhe barëra e SHBA-së.
Gjermania ka vendosur për një procedurë më të gjatë për miratimin e vaksinës kundër Kovid-19 sesa ajo në Britaninë e Madhe, e cila urgjentisht i miratoi vaksinat Fajzer dhe Biontek, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Jens Shpan.
“Ekistojnë vende-anëtare, përfshirë edhe Gjermaninë, të cilat mund të lëshojnë miratim me procedurë urgjente, nëse duan një gjë të tillë. Por, ne jemi kundër kësaj dhe vendosëm për qasje të përbashkët evropiane që të shkojmë së bashku përpara”, tha Shpan në konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur në pyetjen për procedurën britanike për vaksinën Fajzer.
Shpan tha se është me rëndësi kjo të bëhet që të rritet besimi në vaksinë.
Italia ka në plan të nisë një program për vaksinimin masiv falas të popullatës, veçanërisht të të moshuarve dhe punëtorëve shëndetësorë, nga fillimi i vitit të ardhshëm, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, para Parlamentit Italian.
Ai theksoi se Qeveria ka mundësinë të blejë 202 milionë doza vaksinash nga prodhues të ndryshëm.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar vaksinimin masiv kundër Kovid-19 deri në fund të javës së ardhshme.
Të parët me vaksinën ruse “Sputnik V” është planifikuar të vaksinohen punëtorët shëndetësorë dhe mësuesit.
Organizata ndërkombëtare e policisë – Interpol dje paralajmëroi se rrjeti ndërkombëtar i krimit të organizuar mund të orientohet ndaj vaksinave të reja kundër Kovid-19 dhe të tentojë të fusë në shitje vaksina të rrejshme dhe të falsifikuara.
Interpoli kumtoi se është dhënë paralajmërim global në 194 vende anëtare të kësaj organizate, me rekomandim që të përgatiten për një mundësi të tillë edhe në mënyrë operative, në terren dhe në rrjet virtual.
Paralajmërimi ka të bëjë edhe në tentime të mundshme përmes rrjetit global në internet të gjinden oferta për terapi të rreme, të cilat mund ta rrezikojnë shëndetin dhe jetën e njerëzve.
Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik për periudhën nga data 23 deri më datën 29 nëntor, numri i rasteve të reja të Kovid-19 është ulur. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi.
Ndërsa, në 24 orët e fundit janë realizuar 2.564 teste, ndërsa janë regjistruar 946 raste të reja të Kovid-19. Janë shëruar gjithsej 789 pacientë, ndërsa kanë vdekur 33 persona.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vend që nga fillimi i epidemisë është 63.890, numri i pacientëve të shëruar është 40.977, numri i të vdekurve është 1.825 dhe numri i rasteve aktive është 21.088.