Zëvendës kryetari i Qytetit të Shkupit dhe biznesmeni Enver Maliqi, sot ndërroi jetë nga komplikime me Kovid-19.
Maliqi ishte një nga biznesmenët më të suksesshëm të vendit, themelues i Grupacionit Maliqi me kompani në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri, ndërsa në vitin 2018 qeveria e emëroi si Konsull Nderi i Meksikës në vend. Ai është i njohur në opinion edhe si filantrop dhe donator i shumë organizatave shoqërore, mes të cilave është edhe CIVILi.
Organizata shpreh ngushëllime të thella për familjen dhe të afërmit, dhe mbetet falënderuese për bashkëpunimin me z. Enver Maliqin gjatë viteve.