Shoqata për mbështetje të njerëzve që jetojnë me HIV – “Së bashku më të fuqishëm” – Shkup, edhe këtë vit organizon aktivitete për ngritje të vetëdijes për HIV-infektimin.
Për atë qëllim, Shoqata promovon videoklip të shkurtër me 15-të personalitete publike dhe me ndikim, të cilët i bartin porositë më të rëndësishme për HIV, që çdo njeri duhet t’i dijë në kohën e sotme.
Shoqata promovon edhe strip-tregim edukativ për përvojën e një personi të ri në zbulimin e HIV statusit të tij pozitiv.
Shoqata përfshihet në Javën evropiane të testimit dhe ofron shërbime të përditshme për testin anonim dhe falas prej orës 16:00 deri në orën 20:00 në periudhën prej 25-30 nëntor.
Shoqata organizon edhe ditë të hapur për shënimin e Ditës botërore të SIDËS më 1 dhjetor në “Short bus”.
Aktivitetet janë mundësuar me mbështetje nga Ministria e Shëndetësisë – Programi për mbrojtje të popullatës nga HIV infektimi për vitin 2020, Fondi për popullatë të Kombeve të Bashkuara – UNFPA dhe programi Civika Mobilitas. Këtë vit, me mbështetje të aktiviteteve SË BASHKU MË TË FUQISHËM u bashkangjit edhe Rotari klubi “Shkup – Ura e gurit”.