Këshilli i ambasadorëve me rastin e ngjarjeve më të reja në marrëdhëniet maqedono-bullgare vlerëson se çdo intervenim në të kaluarën mund të jetë i gabuar dhe i humbur të interpretohet me pasoja të paparashikueshme.
Në kumtesën e dërguar deri te opinioni, Këshilli i ambasadorëve thekson se shkenca historike e ka dhënë fjalën e saj për gjendjet në vend prej viteve 1941-1944 dhe se politika duhet të merret vetëm me të tashmen dhe të ardhmen.
“Këshilli i ambasadorëve pret vëmendje ende më të madhe në komunikimin publik të bartësve të funksioneve politike dhe shtetërore më të larta dhe më përgjegjëse në të dy vendet dhe njohje të lartë dhe përgjegjësi në ngjarjet publike për proceset historike dhe dokumentet e arkivit, në çka shohim perspektiva për bashkëpunim në suaza të familjes së madhe të zhvilluar dhe demokratike të anëtareve të BE-së. Në këtë kontekst edhe njëherë theksojmë se ngjarjet historike nuk duhet dhe nuk mund të riformësohen, ndërsa e ardhmja në cilindo vend, për të cilin qytetarët e saj janë përcaktuar në mënyrë plebiscitare, nuk guxon të pengohet”, citohet në kumtesë.
Këshilli i ambasadorëve vlerëson se marrëdhëniet ndërmjes dy shteteve gjenden në një fazë delikate dhe se pasojat ndërkombëtare të brendshme politike, rajonale dhe më gjërë me vazhdimësi eventuale në marrëdhënie të tensionuara, për Shkupin dhe Sofjen, mund të jenë shumë serioze.
Këshilli i ambasadorëve konsideron se garancion për një rajon stabil dhe më të sigurt do të paraqesë mbështetja thelbësore e vendit nga ana e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, e cila do të rezultojë me mbajtje të seancës ndërqeveritare deri në fund të vitit.