Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot do ta vizitojë Prilepin ku do të bisedojë me kryetarin Ilija Jovanovskin për gjendjen epidemiologjike aktuale në qytet.
Pas rritjes së numrit të të sëmurëve, Jovanovski ka kërkuar vendosjen e masave më kufizuese në qytet.
Filipçe dje në konferencë për shtyp në Qeveri tha se në pothuajse dy të tretat e qyteteve ka ulje serioze të incidencës, ndërsa kritike mbesin Kumanova, Shtipi, Prilepi, Manastiri dhe Shkupi. Vlerësimi i epidemiologëve, siç theksoi, është se tani për tani nuk ka nevojë për masa më kufizuese në Prilep de Manastir.