Shpallja e gjendjes së krizës nuk do të thotë se qytetarët do të shikojnë numër të rritur të policëve ose ushtarëve nëpër rrugë për shkak të zbatimit të masave, por mundësi që të gjitha resurset në shtet të shfrytëzohen maksimalisht në koordinim me të gjitha organet kompetente dhe institucionet, thotë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
Nga aspekti i sigurisë, shton ministri, gjendja është e qetë, stabile pa dallim të asaj që kemi shpallur gjendje krize, para se gjithash për ballafaqim me kovid krizën.
“Angazhimet e policisë janë në një nivel më të lartë në pjesën e zbatimit të kompetencave ligjore që nga vetë fillimi i krizës në mars të këtij viti, megjithatë tani është sjellja e vendimit për shpallje të gjendjes së krizës në territorin e gjithë shtetit ishte me qëllim që të mundemi më lehtë të kordinohemi, të parandalojmë ose të ballafaqohemi me gjendjen nga Kovid-19. Gjendja e krizës vetvetiu nuk është gjendje në të cilën qytetarët ose kushdo tjetër do të shohë shumë policë në rrugë ose shumë armatë për zbatimin e masave”, tha ministri Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.
Kjo, thotë, nuk është qëllimi i të gjitha institucioneve shtetërore të vihen në dispozicion që të mund të përfshihen në betejën kundër Kovid-19, por edhe sipas Ligjit për gjendje krize të mund të shfrytëzohen të gjitha resurset duke i përfshirë edhe ato private.
“Nga ai aspekt mund të them se tashmë funksionojmë së bashku në mënyrë operative me armatën, tashmë janë sistemuar njerëz për sigurim gjegjësisht pjesëtarë të policisë dhe Armatës në objektet ku për atë kemi nevojë. Plani aksionar zbatohet në bazë të vlerësimeve dhe grupit për vlerësim edhe të Shtabit kryesor dhe resurseve në këtë periudhë duhet të shfrytëzohen në mënyrë shumë racionale, të mençur dhe të kujdesshme. Kjo është e rëndësishme për ta arritur qëllimin që e kemi”, tha Spasovski.
Ai pret që tërësisht të respektohet plani aksionar, dhe paralajmëroi se atje ku ka nevojë do të përfshihen në aktivitetet e përbashkëta të policisë dhe armatës. Ai theksoi se vërehet edhe respektim i madh i masave mbrojtëse, se ndjehet një nivel më i lartë i vetëdijes së qytetarëve për këtë gjendje. Spasovski ka apeluar të gjithë të sillemi me vetëdije dhe së bashku të ndalemi në rrugën e përhapjes së koronavirusit.