Deri në fund të ditës pritet të dihet se sa pjesëtarë të policisë dhe Armatës do të nevojiten për sigurimin e objekteve të cilat i theksoi Ministria e Shëndetësisë në Planin Aksional. Siç deklaroi u.d. drejtor i QMK, Stojançe Angellov pas mbledhjes së Shtabit Kryesor për Menaxhim me Kriza, situata nga aspekti i sigurisë është tërësisht nën kontroll, në spitalet nuk ka shkelje të rendit dhe qetësisë publike dhe te qytetarët nuk duhet të krijohet panik.
Plani Aksional sot ishte shqyrtuar nga Shtabi Kryesor, prej orës 14 është vendosur edhe para anëtarëve të Komitetit Drejtues ku pritet të miratohet dhe pastaj të dorëzohet në Qeveri. Qeveria duhet të sjellë vendim në bazë të së cilit presidenti i shtetit dhe komandant suprem i Armatës të japë vendim për aktivizimin e Armatës, përderisa MPB do ta japë urdhrin për forcat policore.
Angellovi edhe një herë theksoi se Armata në këtë rast nuk do të armatoset dhe vetëm do ta ndihmojë policinë në parandalimin e çfarëdo lloj rrëmujash dhe situata të padëshiruara. Qëllimi është, tha, t’iu mundësohet punonjësve shëndetësorë që pandërprerë ta kryejnë obligimin e tyre primar.
Bëhet fjalë për angazhim të Armatës për ruajtjen e rendit në objektet shëndetësore ose në depot me materiale dhe pajisje mmjekësore, ku do të kërkojë edhe Ministria e Shëndetësisë, është decid Angellovi.
“Shërbimeve të MPB-së iu dhamë obligim që t’i vizitojnë objektet konkrete të theksuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe të bëjnë plan për sigurim. MPB duhet të përcaktojë se a do të marrë, sa dhe çfarë sigurimi do të ketë Ministria e Shëndetësisë. Shërbimet e MPB-së do të përcaktojnë se në cilin objekt sa pika do të sigurohen vetëm në ndërrimin e parë, por shumica e tyre duhet të mbulohen 24 orë sepse pjesa më e madhe janë vende ku mjekohen të sëmurë nga KOVID. Pasi të përcaktohet numri i pikave të cilat duhet të sigurohen, duhet të përcaktohet edhe numri i pjesëtarëve të policisë të cilët do t’i mbulojnë ato pika. Pasi të bëhet ai raport përfundimtar të cilin e presim gjatë ditës së sotme sepse i është dhënë detyra MPB-së, do të dimë se sa forca për sigurim nevojiten për objektet shëndetësore. Kur do ta kemi atë numër, MPB do të dalë me informacion se sa mund të mbulojnë ato, ndërsa sa duhet t’iu japë ndihmë Armata, sqaroi Angellovi.
Ai shtoi edhe se QMK vetëm dëshiron të jetë e gatshme për parandalim, të jetë e shpejtë, por jo edhe të nxitojë. Shkak për reagim urgjent nuk ka, sepse numri i forcave është i mjaftueshëm.
Angellovi informoi se për momentin nga spitalet private nuk ka kërkesë për çfarëdo lloj sigurimi. Komunikimi me ta është i drejtpërdrejtë, përmes ministrit të Shëndetësisë.
Sa i përket kuadrit që kemi në dispozicion, QMK tani për tani mund të funksionojë, siguron u.d. drejtori, edhe pse i nevojiten më shumë persona dhe tashmë janë ngritur procedura për marrje nga institucione të tjera.
“Unë do të transferoj forcat e brendshme sepse ka njerëz në QMK që kanë mbaruar akademi ushtarake dhe kanë përvojë të madhe në këtë institucion. Në vend që të kryejnë detyrat e punës, ato do të përfshihen në detyrimet shtesë që do të paraqiten në periudhën në vijim. Do të kemi nevojë për burime shtesë që do t’i kërkojmë, por unë mund të mburrem se kam gjetur mirëkuptim me kryeministrin dhe Qeverinë për shkak të të cilave ai nuk pres ndonjë problem. Ashtë fakt që mungojnë njerëz, por ekziston një mundësi që pjesëtarët e Armatës mund të kërkoj të ndihmojnë në ruajtjen e këtij shërbimi këtu, në hyrje, i cili është gjithashtu i paplotësuar. Unë jam optimist se gjithçka do të jetë mirë për sa i përket sigurisë, nuk ka nevojë për urgjencë dhe panik. Ne thjesht duam që si Trup, të jemi gati sa më shpejt të jetë e mundur sepse plani do të jetë dinamik. Ky nuk është një numër fiks, por një numër i lëvizshëm forcash dhe ne në çdo moment do t’iu dalim në ndihmë punonjësve shëndetësorë në çdo moment”, theksoi Angellovi.
Ai tha se KOVID përveç te qytetarët e “thjeshtë”, ka edhe në mesin e policisë dhe Armatës. Për këtë nevojitet mbështetje nga Armata.
Angellovi edhe një herë u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat për mbrojtje nga virusi korona.